Arkiv-Lajme të përditësuara
Media greke: Sinanaj rrëfeu se bombën në gjykatën e Selanikut e vendosi me porosi politike. Deklaratat e tij, të dyshimta
Mediat në vendin fqinj, Greqi, janë marrë me historinë e Julian Sinanajt, të arrestuar disa ditë më parë.
Sinanaj akuzohet se qëndron pas disa vrasjeve dhe shpërthimeve të bujshme në Shqipëri, por edhe në Greqi e Itali.
E përditshmja To Vima në Greqi shkruan se Sinanaj ka deklaruar: “Kam bërë 27 vrasje në Shqipëri, Greqi dhe Itali. Madje kamë marrë pjesë në bombëvënien në gjykatën e Selanikut në maj të vitit 2010, pas një urdhri që më dha një anëtar i një partie politike”.
Kallëzim tjetër për Arben Imamin
Kallëzim tjetër për Arben Imamin
30/01/2014
Pas kallëzimit të mëparshëm që është ende në verifikim nga prokurorët, për ish-Ministrin e Mbrojtjes Arben Imami kërkohen hetime të tjera, por këtë herë jo për cështje reklamash, por për afera në fushën e demontimit të armëve deri tek kalimi i Klubit Partizani nën pronësi të Uzinës së Mjekësit.
Vrasësi me pagesë pranon 27 krimet
"Kam bërë 27 vrasje në Shqipëri, Itali dhe në Greqi, ku kam jetuar që 14 vjeç. Kam marrë pjesë në shpërthimet në gjykatën e Selanikut në maj të 2010-ës, në zbatim të urdhrit që më dha anëtari i një partie politike". Kështu shkruan sot gazeta greke “To Vima” për 30-vjeçarin shqiptar Julian Sinanaj, i akuzuar si vrasës me pagesë . Më tej gazeta shkruan se Sinanaj, i arrestuar të shtunën nga policia në Tiranë, ka pranuar tek autoritet vendase se ka kryer 27 vrasje në 3 shtete, në Shqipëri, Greqi dhe Itali.
Vokshi akuzon qeverinë: Po ripaketon reformat e vjetra
Seanca e sotme parlamentare nisi me betimin e deputetit të ri të PS-së për qarkun e Lezhës, Arben Ndoka. Më pas vijuan diskutimet për projektligjin për “Sigurinë dhe shëndetin në punë”.
Deputetja demokrate, Albana Vokshi, akuzoi qeverinë se nuk po kryen reformat e premtuara, por po ripaketon ato të qeverisjes së shkuar.
Basha takim me vendorët: Policia ka kapitulluar përballë krimit, qeveria e paaftë
Kryetari i Partisë Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me të zgjedhur vendorë, nga ku ka lëshuar akuza për drejtuesit e shtetit si përgjegjës për situatën e rendit në vend, që sipas tij, është e rëndë.
“Krimi po godet haptazi qytetarët, zyrtarët, biznesmenët dhe komisariatet. Kjo situatë është para së gjithash produkt i kapitullimit të policisë përballë krimit, jo si përgjegjësi e punonjësve të forcave të rendit, por si pasojë e vullnetit të mbrapshtë politik. Policia sot ka kapitulluar përballë krimit”, tha Basha.
Veliaj: Hoqëm nga ndihma ekonomike ato që merrnin paratë për të mbushur makinën me karburant
Kuvendi ka nisur punimet në seancë plenare ku do të diskutohen dhe miratohen disa p/ligje dhe p/vendime. Në rendin e ditës së punimeve të parlamentit është edhe votimi i dekreteve të Presidentit të Republikës për emërimin e dy anëtarëve të Gjykatës së Lartë, Petrit Çeno dhe Gjovalin Përnoca, të cilët u rrëzuan dy ditë më parë nga komisioni i Ligjeve me votat e deputetëve të maxhorancës. Gjithashtu në seancë është edhe miratimi i përbërjes së komisionit të posaçëm parlamentar për reformën administrativo-territoriale në Republikën e Shqipërisë, i ngritur një javë më parë nga parlamenti.
Dervishi: S’e njoh porositësin e bombës
Një dite pas arrestimit të porositësit të atentatit me bombë ndaj prefektit të Vlorës Besnik Dervishi ka reaguar ky i fundit në një deklaratë para gazetarëve në qytetin e Vlorës.
Bomba qe ju vu ne makine Dervishit nuk ka shperthyer por ngjarja beri shume bujë. Dervishi thote se nuk e njeh njeriun qe kishte porositur vrasjen e tij.
Në 2014-ën priten ndarje etnike dhe politike në Ballkan
Drejtori i Zbulimit Kombëtar të Shteteve të Bashkuara, James Clapper tha se, megjithë zhvillimet pozitive në Ballkanin Perëndimor në vitin 2013, këtë vit rajoni do të vazhdojë të karakterizohet nga ndarje të thella etnike dhe politike.
Clapper i bëri komentet, përpara Komisionit të posaçëm të Senatit për çështjet e Zbulimit. Ai tha se gjendja në Bosnje-Hercegovinë dhe ajo në Maqedoni për shkak të ndasive etnike është veçanërisht e paqëndrueshme.
Dervishi: Në Vlorë e njohin Mitron dhe e dinë se cilit klan i përket dhe i shërben
Prefekti i Vlorës, Besnik Dervishi, në një intervistë për DITA, thotë se ish-bashkiaku Marion Mitro i arrestuar dje në Rinas dhe që dyshohet për atentatin ndaj tij “dihet se cilin klan përfaqëson”. Por Dervishi refuzoi të jepte shpjegime se për cilin e ka fjalën, duke thënë se me këto detaje merret drejtësia dhe organet hetimore. Policia e arrestoi shtetasin Marjon Mitro nga Vlora në aeroportin e Rinasit, ndërkohë që ai tentonte të linte Shqipërinë.
Greva e urbanëve paralizon 4 orë lëvizjen në Tiranë
Greva e paralajmëruar një ditë më parë nga Federata e sindikatave të pavarura të punonjësve të transporteve në të gjithë Shqipërinë, ka rezultuar me një kaos të vërtetë në lëvizjen e qytetarëve veçanërisht në qytetin e Tiranës. Stacionet e autobusëve urbanë kanë qenë të mbipopulluar nga njerëz që prisnin me orë të tëra, ndërkohë që shumë të tjerë janë detyruar të përdorin shërbimin taksi ose të ecin në këmbë.
Greva ka nisur në orën 05.00 dhe ka vazhduar deri në orën 09.00. Shkak i saj është ka qene dhe arsyeja ka qenë mosmarrja e rrogave nga punonjësit në këtë shërbim.