Veliaj: Hoqëm nga ndihma ekonomike ato që merrnin paratë për të mbushur makinën me karburant

Postuar në 30 Janar, 2014 09:10

Kuvendi ka nisur punimet në seancë plenare ku do të diskutohen dhe miratohen disa p/ligje dhe p/vendime. Në rendin e ditës së punimeve të parlamentit është edhe votimi i dekreteve të Presidentit të Republikës për emërimin e dy anëtarëve të Gjykatës së Lartë, Petrit Çeno dhe Gjovalin Përnoca, të cilët u rrëzuan dy ditë më parë nga komisioni i Ligjeve me votat e deputetëve të maxhorancës. Gjithashtu në seancë është edhe miratimi i përbërjes së komisionit të posaçëm parlamentar për reformën administrativo-territoriale në Republikën e Shqipërisë, i ngritur një javë më parë nga parlamenti. Deri më tani vetëm mazhoranca ka paraqitur emrat e saj për përbërjen e Komisionit, ndërsa opozita kushtëzon pjesëmarrjen me kthimin e besimit mes palëve dhe nisjen e një procesi të gjerë konsultimesh me qytetarët dhe grupet e interesit.

Pikë tjetër e rendit të ditës është dhe interpelanca me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati kërkuar nga një grup deputetësh të LSI-së, për çështjen e devijimit të lumit Radika. Seanca e sotme përfshin dhe ratifikimin e dy marrëveshjeve për sigurinë dhe shëndetin në punë e në ndërtim”, si dhe të ”Traktatit për tregtinë e armëve”.

Debatet

Seanca nisi me debatet mes përfaqësuesve të opozitës dhe Qeverisë. Deputetët Igli Cara dhe Albana Vokshi të Partisë Demokratike akuzuan Qeverinë për mungesën e rendit dhe sigurisë. Deputetja Albana Vokshi, teksa diskutonte për projektligjin “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, tha se axhenda e punimeve të sotme duket shumë ironike, ndërkohë që në vend është instaluar tritol mania. “Ju nuk po bëni asgjë, ju po ripaketoni nismat e demokratëve dhe po na i shisni si tuajat”, tha Vokshi duke hedhur një sërë akuzash ndaj ministrit Veliaj mbi hapjen e zyrave të punës dhe mospagesat e ndihmës ekonomike. Ajo e akuzoi Veliaj se bën shoë në televizione dhe aspak punë. Ndërsa deputeti Cara u shpreh se nën drejtimin e Rames tritoli po na duket si paracetamoli. “Vrasjet, dhuna në familje, bandat dhe rrëmbimet, aktet të shumta kriminale, për të mos folur për aksidentet.. kanë shtuar pasigurinë në vend dhe kanë kthyer një kohë (të para 2005) që dukej se kishte vite që ishte kapërcyer.
Në se ka ndonjë arritje Saimiri janë dy-tre shkatërrimet në ndërtesa gjys me leje e gjys pa leje dhe gjobat në semaforët e Tiranës. Qeveria fasadë duhet të kuptojë që rendi kërkon strategji e taktika, por mbi të gjitha kërkon njerëz që karrierën e tyre e ndërtojmë brenda struktura të policisë, e nuk është as çështje mode dhe as shoqërie shokësh e miqsh”, tha Cara.
Në reagim ndaj opozitës, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj tha se do vazhdojmë të punojmë kështu sic e kemi nisur. “Zyra jonë e punës nuk është si zyra e Saliut, që thoshte futu në lokal, dhe në fund të lokalit, e matanë shtëpisë së Xhevries gjen zyrën ku nuk kishte asnjë gjë, vetëm foto të kryeministrit. Kjo ishte zyra e punës që kjo ministri përfaqësonte. Para zgjedhjeve duheshin vota dhe para zgjedhjeve i dyfishuat listat, e patë mirë kush përfitonte ndihmat, kush kishte mish në frigorifer, dhe ju vjen keq se këta njerëz ikën nga ndihma ekonomike. Këta njerëz e merrnin ndihmën ekonomike vetëm ti hidhnin benzinë makinës së tyre. Se po të ishin vërtet nevojtarë kishin dalë e kishin protestuar”, tha Veliaj.

Tema

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.