Greva e urbanëve paralizon 4 orë lëvizjen në Tiranë

Greva e paralajmëruar një ditë më parë nga Federata e sindikatave të pavarura të punonjësve të transporteve në të gjithë Shqipërinë, ka rezultuar me një kaos të vërtetë në lëvizjen e qytetarëve veçanërisht në qytetin e Tiranës. Stacionet e autobusëve urbanë kanë qenë të mbipopulluar nga njerëz që prisnin me orë të tëra, ndërkohë që shumë të tjerë janë detyruar të përdorin shërbimin taksi ose të ecin në këmbë.
Greva ka nisur në orën 05.00 dhe ka vazhduar deri në orën 09.00. Shkak i saj është ka qene dhe arsyeja ka qenë mosmarrja e rrogave nga punonjësit në këtë shërbim.
Shqip
Add new comment