Vrasësi me pagesë pranon 27 krimet

Postuar në 30 Janar, 2014 09:14

"Kam bërë 27 vrasje në Shqipëri, Itali dhe në Greqi, ku kam jetuar që 14 vjeç. Kam marrë pjesë në shpërthimet në gjykatën e Selanikut në maj të 2010-ës, në zbatim të urdhrit që më dha anëtari i një partie politike". Kështu shkruan sot gazeta greke “To Vima” për 30-vjeçarin shqiptar Julian Sinanaj, i akuzuar si vrasës me pagesë . Më tej gazeta shkruan se Sinanaj, i arrestuar të shtunën nga policia në Tiranë, ka pranuar tek autoritet vendase se ka kryer 27 vrasje në 3 shtete, në Shqipëri, Greqi dhe Itali.

Gazeta greke shton se autoritetet shqiptare, kanë deklaruar se mes krimeve të dyshuara 30-vjeçari Julian Sinanaj, ka pranuar se ka vrarë dy persona më 1 korrik të vitit 2011, jashtë restorantit “Mamacas” në Gazi në tokën helene. Kjo është, sipas informacionit që ka siguruar gazeta greke “To Vima”, ajo që ka pohuar 30- vjeçari shqiptar Julian Sinanaj, i arrestuar në Tiranë para disa ditësh, si pjesë e një grupi që kryente vrasje me pagesë. Sipas dëshmive të mbledhura deri tani, Sinanaj ka jetuar me familjen në Greqi që nga viti 1997, kur ishte 15 vjeç dhe e ka filluar veprimtarinë e tij kriminale dhe vrasjet me kontratë, që kur ishte ende i mitur.

Oficerët e lartë të Policisë së Greqisë, të cilët nuk kanë mundur ta marrin në pyetje të arrestuarin, kanë deklaruar për “To Vima” se "në qoftë se këto dëshmi konfirmohen qoftë edhe pjesërisht, do të kemi surpriza dhe zhvillime të mëdha", por shprehen se kanë shumë dyshime për pretendimet e 30-vjeçarit, sepse në arkivat e policisë greke, për Julian Sinanin ka vetëm një shkelje trafiku.

Shekulli

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.