Vokshi akuzon qeverinë: Po ripaketon reformat e vjetra

Seanca e sotme parlamentare nisi me betimin e deputetit të ri të PS-së për qarkun e Lezhës, Arben Ndoka. Më pas vijuan diskutimet për projektligjin për “Sigurinë dhe shëndetin në punë”.
Deputetja demokrate, Albana Vokshi, akuzoi qeverinë se nuk po kryen reformat e premtuara, por po ripaketon ato të qeverisjes së shkuar.
“Qeveria në vend që të avancojë me reformat, po i ripaketon ato të qeverisjes së shkuar. Çdo ditë kronika e zezë është plot, raportim të frikshme për aksidente dhe tragjedi. Për çfarë sigurie flet qeveria, kur tritolin e ka përqafuar si ideologji, largimin e 4000 punonjësve të administratës etj. Të gjithë e mbajmë mend kur Rama deklaronte se armata e të papunëve kishte arritur 1 milion, por sot Rama në statistikat zyrtare deklaron se janë rreth 100 mijë të papunë. Mrekullia e Ramës janë edhe zyrat e punës, të cilat ekzistonin, por qeveria vetëm i leu me ngjyra të ndezura”, tha Vokshi.
Dita
Add new comment