Media greke: Sinanaj rrëfeu se bombën në gjykatën e Selanikut e vendosi me porosi politike. Deklaratat e tij, të dyshimta

Postuar në 30 Janar, 2014 15:52

Mediat në vendin fqinj, Greqi, janë marrë me historinë e Julian Sinanajt, të arrestuar disa ditë më parë.

Sinanaj akuzohet se qëndron pas disa vrasjeve dhe shpërthimeve të bujshme në Shqipëri, por edhe në Greqi e Itali.

E përditshmja To Vima në Greqi shkruan se Sinanaj ka deklaruar: “Kam bërë 27 vrasje në Shqipëri, Greqi dhe Itali. Madje kamë marrë pjesë në bombëvënien në gjykatën e Selanikut në maj të vitit 2010, pas një urdhri që më dha një anëtar i një partie politike”.

Një zyrtar i policisë greke tha se deklaratat e Sinanajt janë sërish kaotike. Por ai shtoi se “nëse vërtetohen qoftë edhe pjesërisht, atëherë do jemi përpara surprizave dhe zhvillimeve të mëdha”.

To Vima shkruan se hetuesit grekë nuk kanë qenë në gjendje që ta pyesin Sinanajn, pasi prokurori shqiptar i ka ndaluar, duke e konsideruar prioritet qartësimin e disa vrasjeve në Shqipëri.

Gazeta greke shkruan se sipas dëshmive, Sinanaj ka deklaruar se ka jetuar me familjarët e tij në Greqi që prej vitit 1997 dhe i ka kryer disa vrasje me pagesë që kur ka qenë minoren.

To Vima shkruan se megjithatë policia greke ka ende shumë dyshime për pretendimet e Sinanajt.

Tema

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.