FOTO LAJM: Dita e përkujtimit të Holokaustit në Tiranë

27 janari është dita e e perkujtimit te Holokaustit. Edhe në Tiranë ka patur disa aktivitete të rëndësishme gjatë ditës së sotme. Në mesditë Ministria e Jashtme organizoi një pritje ku merrnin pjesë kryeministri Rama, zv.kryeministri Peleshi, minister Kodheli, Kumbaro, ambasadoret e akredituar në Tiranë, etj. Në orët e pasdites në Muzeun Kombëtar u mbajt konferenca “Të mbajmë gjallë Kujtesën”, kurse në mbrëmje u shfaq një film dokumentar te Marubi.
Në foton shoqëruese shihen rabini për Ballkanin Yoel Kaplan, Ministri për Marëdheniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi, kryetari i partisë Aleanca Popullore Artur Dojaka (hebre nga origjina e nënës) Ambasadori Amerikan ne Tirane Aleksander Arvizu, Zv/kryetari i Prezences se OSBE ne Tirane, Robert Ëilton dhe Ambasadori Hollandez ne Tirane, Martin de la Beij, gjatë kësaj konference.
Dita
Add new comment