Lumi Radika, Meta:Të dëgjohen shqetësimet e qytetarëve

Kryetari i kuvendit, Ilir Meta zhvilloi sot një drekë pune me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçi, me të cilin biseduan rreth zhvillimeve në Maqedoni e rajon, me fokus të veçantë në rolin e faktorit shqiptar në vendin fqinj. Kryetari Meta vuri në dukje rëndësinë e rolit konstruktiv që luan faktori shqiptar në Maqedoni, duke theksuar se ai është jo vetëm në urë bashkëpunimi mes dy vendeve, por edhe një faktor me peshë kryesore për mbarëvajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Në këtë kuadër, Meta shprehu vlerësimin për kontributin e PDS-së në avancimin e mëtejshëm të të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë dhe në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Kryetari i PDSH-së Thaçi, pasi e njohu kryetarin e kuvendit mbi zhvillimet e fundit politike dhe ekonomike në Maqedoni, shprehu vlerësimin e tij për vëmendjen e vazhdueshme të Kuvendit të Shqipërisë ndaj shqiptarëve në Maqedoni dhe ndaj forcimit të marrëdhënieve dypalëshe.
Meta dhe Thaci shkëmbyen mendime edhe mbi problematikën e fundit të lumit Radika, ku Meta theksoi se shqetësimet e qytetarëve dhe të grupimeve të shoqërisë civile duhen dëgjuar, në mënyrë që çdo plan apo projekt në rajonin tonë në të ardhmen të ndërmerret përmes gjithë-përfshirjes, dhe në interes të ndërsjellë të të dy vendeve fqinje dhe mbi të gjitha në të mirë të komuniteteve.
Shekulli
Add new comment