Tiranë, gjimnazisti plagoset me thikë pranë shkollës “Partizani”, policia identifikon autorin

Një 16-vjeçar është plagosur me thikë mëngjesin e sotëm pranë shkollës “Partizani” në kryeqytet. Burime nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se 16-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, është gjimnazist i shkollës “Partizani” dhe se ai u godit me thikë nga një person, pas një sherri jashtë rrethimit të shkollës.
Adoleshenti është dërguar menjëherë në QSUT, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë policia ka deklaruar se është bërë identifikimi i autorit të ngjarjes dhe po punohet për arrestimin e tij. Nuk dihen ende motivet e ngjarjes, ndërkohë që pritet që policia të sqarojë zyrtarisht detajet e plagosjes.
Shqip
Add new comment