Skafi që u ble nga drejtuesit e HEC-it të Komanit me çmimin e një jahti luksoz

Dy ditë më parë, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka çuar për ndjekje penale ish-drejtorin e hidrocentralit të Komanit, Arben Cani, dhe drejtues të tjerë të këtij HEC-i për abuzim me tenderin për blerjen e një mjeti lundrues.
Bëhet fjalë për blerjen e një skafi, i cili rezulton të jetë prokuruar nga HEC-i i Komanit me vlerë 7 herë më të lartë nga çmimi i zhdoganimit. Kjo është konstatuar pas një auditi të brendshëm të urdhëruar nga KESH gjatë muajve të parë të këtij viti.
Sipas dokumenteve, rezulton se skafi i tipit “Marinko Cruiser 222”, i importuar fillimisht nga një subjekt privat është zhdoganuar në doganë me vlerë 38 mijë e 150 euro, por është blerë më pas nga Hidrocentrali i Komanit për një çmim shtatë herë më të lartë, plot 35.760.000 lekë ose 255 mijë euro.
Dita
Add new comment