Tiranë, policia zbulon 10 bomba me telekomandë në një apartament, posedohej nga vrasësi me pagesë, Julian Sinani

Postuar në 29 Janar, 2014 14:51

Policia e Shtetit ka nisur një operacion të gjerë të shtrirë në rrethet kryesore të vendit për zbulimin e bazave ku prodhohen lëndët eksplozive.
Gjatë këtij operacioni policia e shtetit ka zbuluar, në Rrugën e Kavajës, në Tiranë një banesë që shërbente si bazë për prodhimin e lëndëve eksplozive. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 10 bomba me telekomandë dhe municione luftarake.
Sipas burimeve nga policia e kryeqytetit, banesa ku u gjetën lënda eksplozive dhe municionet luftarake ishte marrë me qira nga Julian Sinani, personi i arrestuar pak ditë më parë ne zonen e ‘21 Dhjetorit’, i dyshuar si vrasës me pagesë dhe i përfshirë në disa ngjarje kriminale brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Policia pritet të japë detaje rreth këtij operacioni gjatë orëve të mbrëmjes nëpërmjet një deklarate për mediat.

Shqip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.