Arrestohet personi që POROSITI shpërthimin për Dervishin, punonte në Inspektoratin Ndërtimor në Vlorë

Postuar në 29 Janar, 2014 14:50

Policia e Tiranës arreston një shtetas të dyshuar për disa shpërthime me lëndë eksplozive.

Burime policore bënë të ditur se shtetasi Marion Mitro, 42 vjeç, është ndaluar në Rinas nën dyshimin e disa shpërthimeve me lëndë eksplozive.

Në arrestimin e Mitros kanë marrë pjesë efektivët e anti-terrorit, forcat speciale dhe një sërë strukturash të tjera të sigurisë. Burimet bëjnë të ditur se Mitro ishte nën vëzhgim policor mbi aktivitetin e dyshimtë të tij në qytetin e Vlorës. Sipas të njëjtave burime, ai ka zbuluar se ishte nën vëzhgim dhe ka tentuar të largohet nga territori shqiptar përmes pikës së kalimit kufitar në Rinas, ku edhe u arrestua.

Mitro, 42 vjeç, është i dyshuari si porositësi i eksplozivit C4 të vendosur ndaj Prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi.

Mitro aktualisht kryente detyrën e inspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Vendor në Vlorë.

Policia e kryeqytetit bën me dije se për Marion Mitro, nga qyteti i Vlorës, Gjykata e Krimeve të Rënda kishte dhënë masën e arrestit burg në mungesë dhe në fshehtësi të plotë për arsye të hetimit.

Pas arrestimit të Mitros, policia ka nisur një megaoperacion të shtrirë në Tiranë, Vlorë dhe Durrës në lidhje me shkatërrimin e grupit që dyshohet për shpërthimet në distancë të eksplozivëve. Nga të dhënat e para mësohet se në një banesë në Tiranë (në rrugën e Kavajës) janë sekuestruar 10 mina të përgatitura për shpërthime në distancë.

Tema

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.