Emrat e ambasadorëve të rinj

Postuar në 30 Janar, 2014 03:31

Emrat e ambasadorëve të rinj
29/01/2014

Deputeti socialist Ben Blushi nuk ka qenë dakort me propozimin e emrit të Ermir Gjinishit, si ambasador në Arabinë Saudite, i cili deri para disa kohesh ka qenë numri dy i Komunitetit Mysliman.

Duke bere serish veçim nga qëndrimi i krahut te tij politik, Blushi ka nenvizuar ne qendrimin e Gjinishit deklaratën e tij pro mbajtjes se shamive ne shkolla, qe sipas tij, eshte refuzim i shtetit laik.

"Ai ka mbajtur disa qëndrime që për hir të së vërtetës kanë rënë ndesh me parimin e laicitetit të shtetit shqiptar. Pyetja ime është që a mendon Ministria e Jashtme, që njerëz që vijnë me këto pikëpamje në shërbimin diplomatik, si nëpunës të shtetit, e cënojnë misionin që ka marrë përsipër apo jo? Refuzoj të them se çfarë mendoj vetë", tha Blushi.

"Gjithë debatet e mia kanë deri para 2009, kanë qenë të orientuara në hapësirat që krijon shteti laik, në ushtrimin e lirive dhe të drejtave të njeriut", tha kandidati Gjinishi.

Kandidatura e Gjinishit ka marre te gjithe vemendjen e Komisionit te Jashtem ku u mbajt seanca degjimore me te propozuarit e Ministrise se Jashtme per ambasadore, ndoshta edhe per shkak te specifikes se per here te pare nje drejtues i ketij niveli i Komunitetit Mysliman emerohet ne postin e perfaqesuesit tone diplomatik.

Opozita e perfaqesuar ne pjesen me te madhe te mbledhjes vetem me Aldo Bumçin, nuk ka shfaqur asnje rezerve per emrat e propozuar per ambasadore, por ka ngritur shqetesimin se po vijohet me tejkalimin e emerimeve politike ne diplomaci dhe po lihen jashte diplomatet e karrieres.

Pervec Gjininishit, Ministria e Jashtme ka propozuar emrin e Pellumb Qazimit si drejtues i selise sone diplomatike ne Slloveni, ndersa Ilir Boçkes i eshte besuar nje ambasade jo dhe aq komode, si i derguari jone diplomatik ne Beograd.

Top channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.