Tiranë, urbanët nesër 4 orë në grevë. Sindikata: Nuk kemi marrë pagat, nuk u zbatua marrëveshja e 2 Dhjetorit

Postuar në 29 Janar, 2014 08:00

Sindikatat e Transportit Urban kanë paralajmëruar se do të zhvillojnë një grevë katër orësh në datën 30 janar. Sipas njoftimit të sindikatës nga ora 05:00-09:00 e ditës së enjte do të ndërpritet shërbimi urban për banorët e kryeqytetit. Shkak për marrjen e kësaj mase është prishur marrëveshja e Shoqërive të Transportit Urban e arritur më 2 Dhjetor.
“Marrëveshja për pagat e prapambetura u prish ndaj në shenjë proteste do të zhvillojmë nesër grevë”, bënë të ditur sot Sindikatat.
Kjo është ndërprerja e dytë e shërbimit të përditshëm urban. Para disa javësh, shoqëritë e transportit qytetas nuk ofruan shërbim për qytetarët për 3 orë duke krijuar kaos në rrugët e Tiranës. Dy janë kërkesat e drejtuara nga shoqata e transportit qytetas. Së pari, kërkohet ulje e akcizës së naftës për këtë shërbimi dhe e dyta rritja e çmimit të biletës. Kërkesa e fundit është diskutuar prej vitesh, por Bashkia e Tiranës është shprehur se askush nuk mund të bëjë rritje abuzive të çmimit të biletave dhe aboneve

Shqip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.