Dokumentet e skandalit me Fondin Rezervë: Firma e Pollos në 800 milionët e lobimit

Fondi rezervë për vetë qëllimin që ka është një fond i cili “hiqet mënjanë” për ngjarje të paparashikueshme që mund të ndodhin gjatë vitit. Ky fond duhet të mbulojë ngjarje të paparashikuara dhe emergjenca si mund të jenë tërmete, përmbytje, katastrofa natyrore, ndihma të posaçme, dhe ngjarje të tjera të këtij lloji.
Për këto arsye çdo qeveritar i përgjegjshëm nuk e prek kurrë këtë fond përpara përfundimit të vitit, pra deri në momentin kur është i sigurtë që vendit të tij nuk do i duhet një fond i tillë dhe ndërkohë fondi i ri do miratohet me buxhetin pasardhës.
Nëse e prek përpara se të kalojë minimalisht 3 të katërtat e vitit, ose është krejt i papërgjegjshëm, ose një… profet që e di çfarë do ndodhë në 12 muajt në vijim.
Dhe ja që në ish-qeverinë Berisha ka patur jo një, po dy profetë. Njëri është ai i njohuri që drejtonte atë qeveri, tjetri ka qenë i njohur për shumë gjëra por ‘i panjohur’ deri më tani si profet. Ky është Genc Pollo.
Dokumenti që po boton sot DITA provon se Berisha dhe Pollo kanë firmosur që në datën 24 janar 2013 për të marrë nga fondi rezervë plot 80 milionë lekë të reja për…lobim. Që në muajin e parë të vitit, ish-kryeministri dhe ministri i tij kanë prekur fondin rezervë të shtetit.
Dhe nuk e kanë bërë vetëm një herë. Sërish në prill, është firmosur një tjetër tërheqje nga fondi rezervë prej 40 milionë lekësh të reja. Përsëri për lobim!/a.n
Dita
Add new comment