Reforma Territoriale/ Mazhoranca përcakton emrat për komisionin e posacëm

Postuar në 29 Janar, 2014 02:49

Mazhoranca përcakton emrat e deputetëve që do të jenë pjesë e Komisionit të posaçëm Parlamentar për Reformën Territorile Administrative.

Si bashkëkryetar i komisionit, përfaqësues i PS-së, do të jetë deputeti Bashkim Fino, i cili mban dhe detyrën e Sekretarit për Çështjet Vendore në Partinë Socialiste. Bashkë me të do të jenë Musa Ulqini, Armando Subashi, Andrea Marto, Blendi Klosi dhe Namik Kopliku. Ndërsa nga rradhët e Lëvizjes për Socialiste për Integrim, në këtë komision do të marrin pjesë Petrit Vasili dhe Spartak Braho.

Në total, komisioni do të përbëhet nga 16 anëtarë. Ndërkohë që mazhoranca ka plotësuar vendet e saj në Komision, tashmë PD dhe partitë aleate të opozitës duhet të depozitojnë 8 emrat për plotësimin e vendeve vakante. PD ka të drejtën e bashkëkryetarit të komisionit. Mazhoranca ka përcaktuar emrat në një kohë kur Partia Demokratike ka kushtëzuar pjesëmarrjen e saj në Komision me garancitë që duhet ti japë Qeveria në respektimin deri në fund të konsensusit.

Fillimisht PD kërkoi të drejtën e vetos në komisionin bipartizan, e cila iu njoh menjëherë nga Kryeministri Edi Rama në emër të mazhorancës. Gjithashtu PD ka kërkuar që mazhoranca të ndërpresë atë që e quan presion ndaj institucioneve të pavarura, si dhe të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Nënpunësin Civil.

Në anën tjetër PS dhe LSI kanë ftuar opozitën të mos vetë përjashtohet nga reforma territorial, ndërsa i kanë bërë thirrje PD-së që të lërë mënjanë interesat e ngushta dhe të mbështesë një reformë që i shërben qytetarëve. Gjithashtu diplomatë të akredituar në Tiranë kanë bërë thirrje për një konsensus sa më të gjerë përsa i takon Reformës Territoriale.

Tema

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.