Vrasjet me pagesë, shpërthim tritoli në banesën e porositësve në Vlorë.

Postuar në 09 Shkurt, 2014 16:13

Vlorë – Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e të dielës në Vlorë.Policia ka thënë se shpërthimi ka ndodhur në lagjen ’28 Nëntori’.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në një godinë pranë ish-Shtëpisë së Oficerëve. Menjëhere pas njoftimit të marrë për ngjarjen, drejt godinës ku ka ndodhur shpërthimi janë nisur forca të shumta të policisë dhe efektiva të shërbimeve zjarrfikëse.

Sipas të dhënave të fundit, mësohet se eksplozivi ka shpërthyer në banesën e shtetasit Andon Mehillaj, i akuzuar si ndërmjetes dhe porositës i vrasësit me pagesë Julian Sinanaj.
Nga të dhënat e fundit nga Vlora, konfirmohet fakti se shpërthimi ka ndodhur në një banesë të zonës në këtë qytet, ndërsa ende nuk dihet objektivi i shpërthimit dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.