Arkiv-Lajme të përditësuara

Mëhillaj vjen në Tiranë. Brenda 3 ditësh gjyq te Krimet e Rënda.

Postuar në 13 Shkurt, 2014 05:26

TIRANË - Arrestimi i Andon Mehillajt, sot në Vlorë, pritet të hedhë më tepër dritë mbi hetimet që po zhvillohen  mbi të ashtuquajturin “Grupi i tritolit”.

Drejtues të Prokurorisë së Krimeve të Rënda bënë të ditur se,  Andon Mëhillaj do të transportohet nga Vlora në Tiranë, pasi  ai është nën hetimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Me interes nga grupi i hetimit në Prokurorinë e Krimeve te Rënda, që po heton çështjen e “Grupit të tritolit” pritet dhe seanca me pyetje ndaj Mëhillajt.

Mashtroi grate e veja ne Korce, arrestohet autori ne Tirane

Postuar në 13 Shkurt, 2014 03:56

rrestohet 52-vjeçari që mashtronte vejushat. Policia e Tiranës dy ditë më parë ka vënë në pranga Spiridon Liton, me origjinë nga Shkodra dhe banues në Tiranë, pasi rezulton se ka mashtruar disa gra të veja në qytete të ndryshme vetëm për t`u marrë paratë. Lito u arrestua rreth një vit më parë nga Policia e Korçës, por më pas është lënë i lirë dhe prej asaj kohe ishte shpallur në kërkim. Ndaj tij, Prokuroria e Korçës kishte dërguar urdhrin për ekzeku-timin e vendimit të gjykatës së këtij qarku, e cila kishte vendosur masën arrest me burg në mungesë për 52-vjeçarin shkodran.

Aksioni “Mitralozi”, dy vëllezër arrestohen me armë në Tiranë.

Postuar në 13 Shkurt, 2014 03:54

Policia në Tiranë ka sekustruar një sasi armësh dhe municionesh ndërsa ka vënë në pranga 2 vëllezër.
Burime nga policia kanë thënë se gjatë një operacioni të koduar ‘Mitralozi’, të zhvilluar nga efektivët e komisariatit nr. 2 janë arrestuar vëllezërit Bashkim dhe Petrit Hoxha.
Sipas policisë arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit në banesën e dy vëllezërve janë sekuestruar një mitraloz, një pushkë si dhe armatime dhe municione të kalibrave të ndryshme.
Pas kryerjes së arrestimeve, materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Gjirokastër, arrestohen katër falsifikatorët e kartmonedhave.

Postuar në 13 Shkurt, 2014 03:52

Arrestohen katër anëtarë të një grupi personash që kryente falsifikim kartmonedhash në Gjirokastër.
Në një komunikatë të policisë, njoftohet se Sektori Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Policinë e Gjirokastrës, në një operacion të orëve të fundit, çoi në arrestimin e katër personave, të cilët dyshohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin, falsifikonin monedhat, kryesisht Euro.

Aksident në Laprakë, plagoset një person.

Postuar në 12 Shkurt, 2014 16:49

Një aksident ka ndodhur në orët e mbrëmjes në kryeqytet duke sjellë plagosjen e një personi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të mërkurës në zonën e Laprakës në Tiranë.Policia tha se një mikrobus ka përplasur njëmotor dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.
Mikrobusi i përfshirë në aksident është tip “Benz” me targë AA163EL. Policia ka shoqëruar drejtuesin e tij ndërkohë që i plagosuri është nisur menjëherë në Spitalin Ushtarak për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Tarifat e siguracioneve, shkarkohet drejtori i INSIG.

Postuar në 12 Shkurt, 2014 13:32

Këshilli Mbikëqyrës i INSIG ka marrë sot vendimin për të shkarkuar nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë. Motivacioni i shkarkimit të zotit Tomorr Kalaja, është ndër të tjera vendimi për rritjen e tarifave për sigurimin e TPL-ve pa analizë dhe pa konsultim.

Masa e shkarkimit është marrë menjëherë pas vendimit të drejtorit të INSIG-ut për të rritur në mënyrë të pa paralajmëruar dhe të pa konsultuar me Këshillin Mbikëqyrës çmimin e siguracionit të detyrueshëm të automjeteve.

Ja tarifat e reja të sigurimit të detyrueshëm TPL.

Postuar në 12 Shkurt, 2014 13:19

Kompanitë e sigurimeve kanë rritur në mënyrë të menjëhershme dhe të njëkohësishme tarifat e sigurimit të detyrueshëm motorik, TPL me rreth 30%. Nga 14,600 lekë që ishte çmimi i TPL-së për autoveturat pak ditë më parë tashmë ai llogaritet në 18,900 lekë. Kështu sipas burimeve pranë shoqërive të sigurimit automjetet me fuqi nën 1,600 kubikë do të duhet të paguajnë tashmë sigurim të detyrueshëm në vlerën 18,900 lejë, ndërsa ato mjete që kanë fuqi mbi 1,600 kubikë do të paguajnë policë sigurimi në vlerën 20,900 lekë.

Arrestohet zyrtari i policisë së Kosovës.

Postuar në 12 Shkurt, 2014 11:53

Inspektorati i Policisë së Kosovës, bënë të ditur se pas një hetimi të përbashkët në mes të hetuesve të inspektoratit dhe Drejtorisë për hetimin e trafikimit me njerëz të policisë, kanë arrestuar një zyrtar policor nga stacionit Qendra në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës.

Një vajzë mbetet e plagosur në aksident pranë “Piramidës"

Postuar në 12 Shkurt, 2014 06:13

Një vajzë e re ka mbetur e plagosur pasditen e sotme për shkak të një aksidenti rrugor ku u përfshinë tre automjete dhe një motoçikletë. Ngjarja ndodhi në orën 17.30 tek vendi u quajtur “Piramida”. Burime policore në vendngjarje i thanë agjencisë noa.al. se për shkak të përplasjes mes tre makinave dhe një motori, është plagosur një vajzë 25-vjeçare, e cila është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia nuk e konfirmoi emrin e vajzës së plagosur.

Tiranë, të premten transporti urban në grevë 24-orëshe.

Postuar në 12 Shkurt, 2014 06:05

Transporti urban në Tiranë, të premten do të jetë në grevë 24-orëshe në shenjë proteste për mosmarrjen e asnjë përgjigjeje zyrtare për kërkesën e rritjes së çmimin e biletës së autobusëve.
Përfaqësues të transportit urban qytetar njoftuan fillimin e kësajgreve më të thellë për shkak se nuk po arrihet të paguhen punonjësit e këtij sektori.
Kjo grevë vjen pas dy protestave të mëparshme, pas të cilave nuk u gjet asnjë zgjidhje.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara