Gjirokastër, arrestohen katër falsifikatorët e kartmonedhave.

Arrestohen katër anëtarë të një grupi personash që kryente falsifikim kartmonedhash në Gjirokastër.
Në një komunikatë të policisë, njoftohet se Sektori Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Policinë e Gjirokastrës, në një operacion të orëve të fundit, çoi në arrestimin e katër personave, të cilët dyshohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin, falsifikonin monedhat, kryesisht Euro.
Mesohet se gjate aksionit jane bllokuar 1700 euro, prerje 20-she qe dyshohet se jane false.
Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tyre, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi eurosh, të prerjes 20-she, të dyshuara fallso.
Burime zyrtare thanë se në pranga janë vënë; Shpëtim Hilaj, nga Fieri, Riza Tafili, Kleant Qeriza dhe Aldo Pata, nga Tepelena.
Add new comment