Ja tarifat e reja të sigurimit të detyrueshëm TPL.

Postuar në 12 Shkurt, 2014 13:19

Kompanitë e sigurimeve kanë rritur në mënyrë të menjëhershme dhe të njëkohësishme tarifat e sigurimit të detyrueshëm motorik, TPL me rreth 30%. Nga 14,600 lekë që ishte çmimi i TPL-së për autoveturat pak ditë më parë tashmë ai llogaritet në 18,900 lekë. Kështu sipas burimeve pranë shoqërive të sigurimit automjetet me fuqi nën 1,600 kubikë do të duhet të paguajnë tashmë sigurim të detyrueshëm në vlerën 18,900 lejë, ndërsa ato mjete që kanë fuqi mbi 1,600 kubikë do të paguajnë policë sigurimi në vlerën 20,900 lekë. Shoqëritë e sigurimit bëjnë me dije se edhe TPL-ja për autobuzët është rritur nga 45,000 lekë në 50,000 lekë.

Kjo është një “manovër” që e kishin parashikuar deri diku kompanitë që operojnë në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës, duke qenë se 2013-ta u mbyll me performancë negative (-6%). Për vitin 2013, primet e shkura bruto të TPL-së u ulën me rreth 18.6%.

Kjo lëvizje vjen pas luhatjeve të forta që pësuan gjatë vitit të kaluar tarifat e TPL-së, duke u shitur shpesh edhe në nivele poshtë primit të rrezikut të përcaktuar nga AMF, por edhe poshtë nivelit të shitjes së tyre në vitet ’90.

AMF dhe Autoriteti i Konkurrencës jo pak herë i kanë tërhequr vëmendjen shoqërive të sigurimit që të marrin masa dhe të evitojnë sjelljet e koordinuara dhe në dëm të konsumatorëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.