Tiranë, të premten transporti urban në grevë 24-orëshe.

Transporti urban në Tiranë, të premten do të jetë në grevë 24-orëshe në shenjë proteste për mosmarrjen e asnjë përgjigjeje zyrtare për kërkesën e rritjes së çmimin e biletës së autobusëve.
Përfaqësues të transportit urban qytetar njoftuan fillimin e kësajgreve më të thellë për shkak se nuk po arrihet të paguhen punonjësit e këtij sektori.
Kjo grevë vjen pas dy protestave të mëparshme, pas të cilave nuk u gjet asnjë zgjidhje.
Bashkia e Tiranës hodhi disa propozime me kërkesë për plotësim nga Ministria e Transporteve, ndërsa kjo e fundit shprehu qëndrimin që çështja e transportit urban në kryeqytet të kalojë në kompetencat e bashkisë.
Add new comment