Arkiv-Lajme të përditësuara

“Furgonët”, Tahiri e Haxhinasto: Nuk negociojmë sigurinë.

Postuar në 14 Shkurt, 2014 07:29

Vetëm pak ditë pasi njoftuan zyrtarisht paketën e masave ligjore për të disiplinuar qarkullimin rrugor, Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto dhe ai i Brendshëm Saimir Tahiri u shfaqën në publik në një tryezë me grupet e interest. Haxhinasto këmbënguli se nëse nuk ka kërkesë llogarie tregu prishet. “Nuk zbatohen kërkesat e tij për licencimet e subjekteve për kategori të ndryshme transporti, taksi, rreth qytetas dhe ndërqytetas. Ky problem fatkeqësisht ka filluar te politizohet, pasi mendohet se duke marrë krahun e një grupi interesi po fitojnë ndonjë votë.

Mediat: Kosova rrezikon zgjedhje të parakohshme.

Postuar në 14 Shkurt, 2014 07:27

Kosova pritet të shkojë në zgjedhje para qershorit.

Burime të gazetës kanë bërë të ditur se ky afat i parakohshëm zgjedhor po i përshtatet edhe partisë në pushtet – PDK-së, ndonëse ka edhe arsye të tjera të rëndësishme që zgjedhjet të mbahen para qershorit shkruan gazeta “Tribuna”.

Shkarkimet në polici, Ristani kryetar i Komisionit Hetimor.

Postuar në 13 Shkurt, 2014 16:17

Arben Ristani do të jetë kryetari komisionit parlamentar të kërkuar nga opozita për të hetuar lëvizjet nga puna të punonjësve të policisë së shtetit gjatë prejudhës shtator 2013-janar 2014.
Gjatë seancës maratonë të zhvilluar të enjten në kuvendin e Shqipërisë u votuan 15 anëtarët e këtij komisioni, tëpropozuar në përfundim të negociatave mes deputetit të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashit dhe atij të PartisëSocialiste, Fatmir Xhafa.

Seanca në Kuvend, deputeti i PD Mima, probleme shëndetësore.

Postuar në 13 Shkurt, 2014 15:05

Deputeti demokrat Florion Mima ka pasur problemeshëndetësore gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Shqipërisë.
Rreth orës 21.00 teksa ka qenë duke marrë pjesë në diskutimet e Kuvendit, ish-ministri i ekonomisë është ndjerë keq dhe më pas, ka pasur nevojë për asistencën shëndetësore. Burimet nga Kuvendi thanë se Mima ka pasur humbje ndjenjash nga luhatje të tensionit.
Pak minuta më parë një autoambulancë ka mbërritur në oborrin e Kuvendit tek hyrja e institucionit.

Anija me armët kimike ndalon në Spanjë, destinacioni i fundit Italia.

Postuar në 13 Shkurt, 2014 13:03

Anija ushtarake amerikane, MV Cape Ray,  e përzgjedhur për shkatërrimin e armëve më të rrezikshme kimike siriane, ndaloi sot në bazën Rota, në jug të Spanjës, në itinerarin e saj drejt Italisë, njoftoi ambasada e Shteteve të Bashkuara.
Cape Ray ishte nisur më 27 janar nga porti i Norfolkut, në lindje të Shteteve të Bashkuara, në drejtim të portitGioia Tauro, në jug të Italisë.
Sipas ambasadës amerikane në Madrid, anija ka ndaluar duke filluar nga sot në Rota, për një afat të papërcaktuar, për një vizitë rutinë për një pushim të ekuipazhit dhe për të furnizuar anijen”.

Gjilan, 4-vjecari shqiptar me inteligjencen e Ajnshtajnit!

Postuar në 13 Shkurt, 2014 11:10

Nje djale qe eshte vetem 4 vjec, eshte bere protagonist i medias pasi ka nje shkalle te larte dhe te pazakonte inteligjence.

Ilir Halili nga Gjilani, konsiderohet nje gjeni i vertete. Koeficenti i tij i inteligjences, llogaritet 151, ndersa AlbertAjnshtajn e ka pasur 160.

Bordi Mbikqyrës i INSIG autorizon kompaninë të rishikojë tarifat.

Postuar në 13 Shkurt, 2014 11:07

TIRANE-Bordi Mbikqyrës i kompanisë INSIG ka autorizuar kompaninë të rishikojë tarifat për sigurimet e detyrueshme motorrike, TPL.

Burime nga kompania INSIG thanë sot  sebordi ka autorizuar kryerjen e një analizetë tregut për vendojen e çmimit real të tarifës.

Sipas burimeve çmimi i tarifës për sigurimet e detyrueshme motorrike, TPL mund të pësojë rritje, por do të jetë më i ulët se sa tarifa e vendosur dy ditë më parë nga të gjtha kompanitë e sigurimeve në mënyrë të menjëhershem.

E përplas makina, vdes në superstradën e Lezhës 74 vjeçari.

Postuar në 13 Shkurt, 2014 11:05

LEZHE-Një 74-vjeçar, banues në Laç-Kurbin, gjeti vdekjen sot si rezultat i një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Tiranë.

Burime zyrtare nga policia e Lezhës bënë të ditur se aksidenti ndodhi në rrugën lidhëse të qytetit të Laçit me superstraden Lezhë – Fushë Krujë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i pompave”, ku automjeti tip Benz me targa AA 343 CV, me drejtues shtetasen Drita Dashi, vjeç 45, banuese në Gurrëz-Kurbin, ka përplasur shtetasin Gjon K., vjeç 74, banues në Laç-Kurbin, i cili po lëvizte me biçikletë.

Kapen 2 ton drogë në Vlorë, 6 persona në pranga.

Postuar në 13 Shkurt, 2014 08:01

Rreth 2 ton lëndë narkotike, e llojit kanabis sativa, është bllokuar sot në mesditë, në gadishullin e Karaburunit, në dy operacione të përbashkëta të strukturave të Policisë Kufitare dhe Migracionit, Repartit Special “Delta Forcë” dhe shërbimeve të Gurardia di Finanza, në Vlorë.

Operacioni, i cili ka nisur në orët e paradites, ka patur si synim krehjen e të gjithë kësaj zone, me qëllim bllokimin e rasteve të dyshuara të trafrikimit të lëndës narkotike, me destinacion Italinë.

Cmimi i letërsisë evropiane, Shqipëria zgjidhet për herë të parë.

Postuar në 13 Shkurt, 2014 07:55

TIRANE-Shqipëria përzgjidhet për herë të parë si një ndër vendet që konkurojnë për çmimin e letërsisë europiane. Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Ettore Sequi deklaroi se ky projekt  ka si synim promovimin kulturor të vendeve Europiane. Sipas diplomatit europian kultura është pararendëse e ekonomisë dhe politikës në rrugën drejt integrimit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara