Seanca në Kuvend, deputeti i PD Mima, probleme shëndetësore.

Deputeti demokrat Florion Mima ka pasur problemeshëndetësore gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Shqipërisë.
Rreth orës 21.00 teksa ka qenë duke marrë pjesë në diskutimet e Kuvendit, ish-ministri i ekonomisë është ndjerë keq dhe më pas, ka pasur nevojë për asistencën shëndetësore. Burimet nga Kuvendi thanë se Mima ka pasur humbje ndjenjash nga luhatje të tensionit.
Pak minuta më parë një autoambulancë ka mbërritur në oborrin e Kuvendit tek hyrja e institucionit.
Mësohet se deputeti Florian Mima po trajtohet nga mjekët pikërisht nga grupi i ndihmës së shpejtë që ka mbërritur në vendin e ngjarjes me kërkesë të Kuvendit të Shqipërisë.
Disa deputete te PD, kanë lënë punimet e seancës dhe kanë ndjekur nga afër trajtimin shëndetësor të kolegut te tyre.
Sipas të dhënave të deritanishme mësohet se nuk bëhet fjalë për probleme serioze, por për një situatë lodhje dhe dobësie e cila po trajtohet nga mjekët.
Add new comment