E përplas makina, vdes në superstradën e Lezhës 74 vjeçari.

LEZHE-Një 74-vjeçar, banues në Laç-Kurbin, gjeti vdekjen sot si rezultat i një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Tiranë.
Burime zyrtare nga policia e Lezhës bënë të ditur se aksidenti ndodhi në rrugën lidhëse të qytetit të Laçit me superstraden Lezhë – Fushë Krujë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i pompave”, ku automjeti tip Benz me targa AA 343 CV, me drejtues shtetasen Drita Dashi, vjeç 45, banuese në Gurrëz-Kurbin, ka përplasur shtetasin Gjon K., vjeç 74, banues në Laç-Kurbin, i cili po lëvizte me biçikletë.
Plagët e rënda të marra nga kjo përplasje i kanë shkaktuar vdekjen drejtuesit të biçikletës. Forcat e policisë së drejtorisë te qarkut Lezhë kanë bërë shoqërimin për në komisariat të drejtueses së mjetit tip Benz, Dashi, ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Add new comment