Kapen 2 ton drogë në Vlorë, 6 persona në pranga.

Rreth 2 ton lëndë narkotike, e llojit kanabis sativa, është bllokuar sot në mesditë, në gadishullin e Karaburunit, në dy operacione të përbashkëta të strukturave të Policisë Kufitare dhe Migracionit, Repartit Special “Delta Forcë” dhe shërbimeve të Gurardia di Finanza, në Vlorë.
Operacioni, i cili ka nisur në orët e paradites, ka patur si synim krehjen e të gjithë kësaj zone, me qëllim bllokimin e rasteve të dyshuara të trafrikimit të lëndës narkotike, me destinacion Italinë.
Burime konfidenciale ngaPolicia e Vlorës konfirmuan të enjten se, në dy operacionet e sotme, u gjetën në brendësis të Pyllit, në zonat Shën Vasil dhe Shën Jan, sasitë respektive nga 1 ton drogë, në dy operacionet e sotme.
Policia po heton për identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në këto raste të trafikimit të drogës, të mbetura në tentativë. Referuar burimeve, janë shoqëruar në Polici 7 persona, si të dyshuar në këto ngjarje.
Ky është operacioni më i madh i zhvilluar gjatë një viti, në qarkun e Vlorës, me objektiv bllokimin e trafikut të lëndëve narkotike. Bashkë me lëndën narkotike, është bllokuar edhe një furgon, i cili shërbente për transportin e lëndës narkotike, destinacioni i të cilës mendohet të ishte vendi fqinj Italia.
Add new comment