Shkarkimet në polici, Ristani kryetar i Komisionit Hetimor.

Postuar në 13 Shkurt, 2014 16:17

Arben Ristani do të jetë kryetari komisionit parlamentar të kërkuar nga opozita për të hetuar lëvizjet nga puna të punonjësve të policisë së shtetit gjatë prejudhës shtator 2013-janar 2014.
Gjatë seancës maratonë të zhvilluar të enjten në kuvendin e Shqipërisë u votuan 15 anëtarët e këtij komisioni, tëpropozuar në përfundim të negociatave mes deputetit të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashit dhe atij të PartisëSocialiste, Fatmir Xhafa.
Në krye të këtij komisioni do të jetë ish-Zv/Ministri i Brendshëm, Arben Ristani, ndërsa nënkryetar i komisionit do të jetë Taultan Balla. Komisioni do të jetë i përbërë nga 15-të deputetë dhe sipas marrëveshjes do të ketë në përbërje të saj 8 deputetë nga maxhoranca  dhe 7 nga opozita.
Kështu pjesë e këtij komisioni do të jenë: Eduart Halimi (PD), Oerd Bylykbashi (PD), Gent Strazimiri(PD), Flamur Noka(PD),Ylli Shehu (PR), Dashamir Tahiri (PDIU), Pirro Lutaj (PS), Ermonela Felaj(PS), Blendi Klosi(PS), Pjerin Ndreu(PS), Paulin Sterkaj(PS), Xhemal Qefalia(PS) dhe Xhovalin Kadeli (LSI).
Krijimi i Komisionit hetimor u votua me 106 vota pro dhe tre vota kundër, gjatë seancës kuvendore të zhvilluar javën e shkuar, ndërsa votimi anëtarëve të këtij komisioni u miratua sot me 94 vota pro dhe 0 kunder.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.