Rama inspekton rrugën e Pogradecit: Përmirësim projektit

Postuar në 09 Shkurt, 2014 14:53

Kryeministri Edi Ramainspektoi të dielën, punimet që po kryhen në aksin rrugor Lin-Pogradec, përgjatë liqenit, nga ku deklaroi se se do të punohet për përmirësimin e projektit.
Në rrjetin social “Facebook”, Rama shkruan se puna për përfundimin e punimeve në këtë aks turistik të buzëliqenit të Pogradecit, u bllokua me muaj të tërë nga borxhet e qeverisë së mëparshme.
”Sot gjatë inspektimit të rrugës turistike të buzëliqenit të Pogradecit, ku puna u bllokua me muaj të tërë nga borxhet e qeverisë së mëparshme dhe ku është vënë në zbatim një tjetër projekt skandaloz i qeverisë së mëparshme, pa asnjë përgjegjshmëri urbane e mjedisore”, shkruan kreu i qeverisë.
Ai deklaroi se “ tanimë shlyerja e borxhit ndaj kompanisë është garantuar, puna ka rinisur dhe paralelisht do të punohet për përmirësimin sa më të madh të projektit. Duam që kjo rrugë të jetë një tjetër shembull i prekshëm i Shqipërisë së rilindur përmes standardesh të reja sigurie e hijeshie urbane”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.