Arrestohet për armëmbajtje pa leje 58 vjecari në Peqin.

PEQIN-Dy shtetas janë arrestuar nga policia të martën, pasi akuzohen për veprën penale “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.
Burime të Policisë bënë të ditur se “është arrestuar 58 vjecari Dervish Dushku, me banim në Peqin.
58 vjecari punonte si roje në ambjentet e firmës “ Behluli sh.p.k”, ku gjatë një kontrolli ushtruar në ambjentet e dhomës së tij Policia i gjeti dhe i sekuestroi një armë zjarri pushkë model 54, 40 fishekë 54 model 54, një krehër pistolete TT, 110 fishekë automatiku, si edhe 62 pistoleta të cilat i mbante pa leje. Në vijim të këtij aksioni policor po në qytetin e Peqinit, në një parcelë toke në buzë të lumit Shkumbin Policia sekuestroi dy armë zjaqrri automatik model 56 si edhe 90 copë fishekë model 56 në pronësi të 33 vjecarit Entel Ramazani. Ndaj dy të arrestuarve është marrë masa “Arrest me burg” për veprën penale të sipërpërmendur, ndërsa materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Add new comment