Peshkopi, vritet vëllai i nuses që vrau vjehrrën me vaj në vesh.

Një person është vrarë me armë zjarri pasditen e sotme në Peshkopi.
Viktima mësohetse është shtetasi Basri Nikolli.
Policia ka thënë se vrasja ka ndodhur në fshatin Luzni, ku banonte viktima.
Nga verifikimet e para, mësohet se viktima është vëllai i një prej nuseve që vranë vjehrrën pak kohë më parë.
Në shkurt 2013, Naime Skuka besohet se është vrarë nga dy nuset e saj që dyshohet se i kanë hedhur vaj të nxehtë në vesh teksa viktima flinte gjumë.
Nuset 23 dhe 25 vjeçe, bashkëshortët e të cilave ishin në emigracion mësohet se kanë pasur kontradikta të vazhdueshme me vjehrrën.
Në mesin e muajit shkurt 2013, pasi vjehrra u gjet e varrosur në tokë pranë shtëpisë, e para në polici u vetëdorëzua shtetasja Xhemile Skuka.
Pas saj, forcat e rendit arrestuan edhe nusen tjetër shtetasen Hike Skuka. Besohet se vrasja ishte kryer disa ditë para se të gjendej trupi i vjehrrës 67-vjeçare.
Add new comment