Korcë, grabitet në rrugë tetraplegjikja.

Dhunohet dhe grabitet në rrugë një vajzë tetraplegjike. 31-vjeçarja Majlinda Kosovari ishte duke u kthyer me karrocën e invaliditetit nga qyteti i Korçës për në banesën e saj në fshatin Dishnicë kur është sulmuar nga dy të rinj. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Korçës bënë me dije se ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 17:30. Gjatë marrjes në pyetje, Kosovari ka deklaruar se agresorët pasi e kanë goditur me grushte dhe i kanë shkulur flokët i kanë marrë me forcë telefonin celular. Thirrjet e saj për ndihmë kanë alarmuar banorët e fshatit, të cilët i kanë ardhur në ndihmë. E dëmtuara ka bërë denoncim në polici, e cila po punon intensivisht për identifikimin dhe vënien në pranga të autorëve të krimit. Në një intervistë dhënë mbrëmë për “Gazeta Shqiptare”, 31-vjeçarja pohoi se është e terrorizuar dhe se ka frikë të dalë në rrugë.
Comments
Injoranca gazetareske.
<p>Injoranca gazetareske. Tetraplegjikja nuk mban dot as celular as portofol asgje. Eshte e paralizuar teresisht nga te 4 gjymtyret. Paraplegjike mbase por jo tetra (kater). Kujdes heres tjeter se na terbuat.</p>
Add new comment