Elbasan, flakët e zjarrit djegin magazinën dhe një automjet.

ELBASAN-Një magazinë në Labinot-Fushë, dhe një automjet në Peqin, në qarkun e Elbasanit, janë përfshirë këtë të shtunë nga flakët e zjarrit, ku pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrëfikëse, dëmet kanë qenë vetëm materiale.
Rasti i parë u shënua mëngjesin e sotëm, në fshatin Labinot-Fushë, ku flakët e zjarrit përfshinë magazinën në pronësit të 38 vjeçarit me iniciale A.K. Pasojat ishin vetëm dëme materiale, ndërsa Grupi hetimor në vendin e ngjarjes konstatoi se shkak dyshohet të ketë qenë shkëndija elektrike.
Ndërkohë që në rastin tjetër, po mëngjesin e sotëm, mjeti tip “Renault”, është djegur plotësisht në lagjen “ Xhami”, të qytetit të Peqinit. Pronari i mjetit, e kishte parkuar atë një natë më parë dhe sipas Policisë, shkak i zjarrit dyshohet një difekt në sistemin elektrik të mjetit.
Add new comment