Arkiv-Lajme të përditësuara
Hamburg, shqiptari i vrarë gjendet i mbyllur në valixhe.
Një shqiptar 46vjeçar, i identifikuar si Amza Zekiri nga Maqedonia, është viktima, kufoma e të cilit është gjetur në një valixhe në Sinstorf të Hamburgut.
Policia gjermane ka identifikuar dhe ka bërë publik identitetin dhe bëhet fjalë për viktimën 46-vjeçare nga Maqedonia, AmzaZekiri.
Mjekët ligjorë kanë konstatuar se personi në fjalë ka qenë viktimë e një krimi, thuhet në një kumtesë të policisë, e lëshuar gjatë ditës së enjte. Sipas tyre, shkaku i vdekjes është përdorimi i forcës mbi kokën e viktimës.
Ndihma ekonomike, nis në Durrës aplikimi elektronik.
DURRES-Në bashkitë dhe komunat e qarkut të Durrësit ka nisur aplikimi elektronik për ndihmën ekonomike, procedurë e cila do të hyjë përfundimisht në fuqi që nga 1 marsi i këtij viti.
Aplikimet elektronike po kryhen në Zyrat e administratorëve të njesive vendore, duke u bazuar në sistemin e pikëzimit të përcaktuar në bashkëpunim me Bankën Botërore.
Vënia në efiçencë e këtij sistemi synon uljen e abuzimeve si dhe shpërndarjen më të drejtë të ndihmës ekonomike për ata që kanë vërtet nevojë.
PD kërkesë kuvendit: Verifikim gjobave të policisë rrugore.
TIRANE-Partia Demokratike ka depozituar pranë komisionit kuvendor të Ligjeve një kërkesë ku kërkon të verifikohen gjobat e vëna nga policia rrugore dhe ato të nëse qytetarët s’janë njoftuar për 30 ditë.
Gazeta “Panorama” zbardh kërkesen e PD në Komisionin e Ligjeve e depozituar pak ditë më parë në Kuvend, një kërkesë për miratimin e një raporti me pesë pika nga Nënkomisioni i të Drejtave të Njeriut, lidhur me shqetësimin e qytetarëve për vendosjen e gjobave në mënyrë abuzive.
Elbasan, PD takim me shoferat e furgonave, Transportet: Mos përligjni informalitetin.
ELBASAN-Dega e PD në Elbasan dhe kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura Gëzim Kalaja kanë zhvilluar një takim me drejtuesit e mjeteve taksi 8+1, ku kanë diskutuar mbi problematikën më të fundit në lidhje me ndalimin e qarkullimit të tyre sipas paketës së re ligjore për sigurinë në rrugë e hartuar nga ministria e Transporteve dhe ajo e Brendshme.
Përfaqësues të sindikatës së drejtuesve te taksive 8+1 kërkuan anulimin e nenit që detyron kthimin bosh në vendin e origjinës, si dhe të luftohet konkurenca e pandershme.
Aurela Gaçe, replikë të ashpër me Fatos Lubonjën për Vaçe Zelën.
Fort i nderuari, më i zgjuari i kohërave, më i lexuari, mençuria vetë, njeriu modern, opinionisti me vlera njerëzore, ti që na ndrit televizorin sa herë del e flet, ti që jep opinione mbi histori e politikë, e së fundmi na ndrite me dijet e tua edhe mbi artin, ti dora vetë, Fatos Lubonja.
MB: Në një javë, në Shqipëri vdiqën 13 persona, u plagosën 63.
Në një buletin javor të publikuar nga Policia e Shtetit në lidhje me situatën kriminale në vend thuhetse javën e kaluar kanë humbur jetën të paktën 13 persona dhe 63 të tjerë raportohen të plagosur.
Në shifrat në fjalë nuk janë përfshirë të vdekur për shkak të përdorimit të lëndëvenarkotike dhe nga incidente të tjera, në zona të ndryshme të vendit.
Ministria e Brendshme në një buletin javor raportoi një vrasje dhe një plagosje të rëndë me pasojë vdekjen.
Tahiri ndryshon ngjyrat e makinave të policisë, ja modeli i ri.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka inspektuar dje një makinë model me ngjyrat e reja që do të kenë automjetet e policisë së shtetit.Ditën e djeshme, një prej automjeteve me dizajnin e ri, është dërguar në oborrin e Ministrisë së Brendshme ku në prani të drejtuesve të policisë, është vëzhguar për disa minuta nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Ai ka dhënë përshtypjet e tij si dhe kërkesat për rregullimet e fundit, para se makinat me dizajnin e ri të dalin në qarkullim.
Hidhet në erë makina e një italiani pranë Kopshtit Botanik në Tiranë.
Një makinë është hedhur në erë mbrëmjen e sotme si pasojë e një shpërthimi që policia dyshon se ka ardhur nga vendosja e një sasie lënde plasëse të llojit tritol. Ngjarja ndodhi në orën 22.00 pranë Kopshtit Botanik në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë. Bëhet fjalë për një autoveturë të markës Opel tip “Corsa” me targa italiane GR 219794, e cila ka shpërthyer si pasojë e vendosjes së një sasie eksplozivi, ndërsa ishte parkuar në anë të rrugës. Makina ishte pronë e një shtetasi italian që ndodhet në Tiranë.
Krimi gjatë një jave, 13 të vdekur e 63 të plagosur në Shqipëri.
Java që lamë pas ishte fatkeqe për të paktën 13 persona në Shqipëri dhe dramatike për 63 të tjerë. Ata u përfshinë në ngjarje kriminale, vetëvrasje, incidente dhe aksidente të ndodhura në rrethana të ndryshme. Në këto shifra nuk janë përfshirë të vdekur për shkak të përdorimit të lëndëve narkotike dhe nga incidente të tjera, në zona të ndryshme të vendit.
Në botën e krimit shqiptar, gjatë javës së kaluar u shënuan 665 vepra penale. Ministria e Brendshme duke folur lidhur me këto ngjarje, tha se ka arrestuar 188 autorë të dyshuar dhe ka ndaluar 20 të tjerë.
SHBA, gjykata jep pafajësi për babain, vrau djalin 7-vjeçar, të sëmurë.
Një babai që vrau djalin e tij 7-vjeçar me aftësi të kufizuara, është shpallir i pafajshëm. Gjyqtarët thanë se ai nuk është fajtor, pasi justifikohet se e ka kryerkëtë krim nga tronditja mendore.
Jeremiah Lee VVright, 32 vjeç nga Thibodaux, në Louisiana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pranoi vrasjen e djalit të tij Jori Lirette, në 14 gusht të vitit 2011, duke deklaruar se nuk duronte dot faktin që të kujdesej për të voglin, i cili ishte i paralizuar tërësisht.