MB: Në një javë, në Shqipëri vdiqën 13 persona, u plagosën 63.

Postuar në 18 Shkurt, 2014 03:31

Në një buletin javor të publikuar nga Policia e Shtetit në lidhje me situatën kriminale në vend thuhetse javën e kaluar kanë humbur jetën të paktën 13 persona dhe 63 të tjerë raportohen të plagosur.
Në shifrat në fjalë nuk janë përfshirë të vdekur për shkak të përdorimit të lëndëvenarkotike dhe nga incidente të tjera, në zona të ndryshme të vendit.
Ministria e Brendshme në një buletin javor raportoi një vrasje dhe një plagosje të rëndë me pasojë vdekjen.
Në raportin e javës së kaluar, u raportuan të paktën tre vrasje: Vrasje me armë në Dibër, ekzekutohet vëllai i nuses që dogji vjehrrën Durrës; humb jetën një person i qëlluar me plumb; vret të atin, e raporton si vdekje aksidentale.
Lidhur me dy vrasjet e raportuara, Ministria e Brendshme tha se ka zbuluar dy autorët e dyshuar të tyre. Në ngjarjet kriminale të javës 10-16 shkurt u shënuan edhe 43 plagosje, mes të cilave katër persona përfunduan në gjendje kritike në spitalet e vendit.
Aksidentet ishin sërish të rënda për javën që u mbyll, duke shënuar në rrugët e vendit, zyrtarisht, 26 të tilla, me tre të vdekur dhe 30 të plagosur, ku tetë prej tyre, në gjendje të rëndë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.