Tahiri ndryshon ngjyrat e makinave të policisë, ja modeli i ri.

Postuar në 18 Shkurt, 2014 03:28

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka inspektuar dje një makinë model me ngjyrat e reja që do të kenë automjetet e policisë së shtetit.Ditën e djeshme, një prej automjeteve me dizajnin e ri, është dërguar në oborrin e Ministrisë së Brendshme ku në prani të drejtuesve të policisë, është vëzhguar për disa minuta nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Ai ka dhënë përshtypjet e tij si dhe kërkesat për rregullimet e fundit, para se makinat me dizajnin e ri të dalin në qarkullim.
Burimet nga policia e shtetit kanë thënë se ky dizajn i ri do të përdoret për automjetet e një reparti të caktuar të policisë dhe jo për të gjitha automjetet.
Ngjyra mbizotëruese në modelin e ri duket se është portokallia e ndezur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.