Ndihma ekonomike, nis në Durrës aplikimi elektronik.

Postuar në 18 Shkurt, 2014 06:03

DURRES-Në bashkitë dhe komunat e qarkut të Durrësit ka nisur aplikimi elektronik për ndihmën ekonomike, procedurë e cila do të hyjë përfundimisht në fuqi që nga 1 marsi i këtij viti.

Aplikimet elektronike po kryhen në Zyrat e administratorëve të njesive vendore, duke u bazuar në sistemin e pikëzimit të përcaktuar në bashkëpunim me Bankën Botërore.

Vënia në efiçencë e këtij sistemi synon uljen e abuzimeve si dhe shpërndarjen më të drejtë të ndihmës ekonomike për ata që kanë vërtet nevojë.

Aplikimi elektronik ballafaqon brenda pak minutash të dhënat documentare të aplikantit, si dhe vlerën e ndihmës ekonomike që i takon.

Në qarkun e Durësit banojnë mbi 110.600 familje dhe vetëm 1.28 për qind e tyre marrin ndihmë ekonomike, duke e vënë këtë qark në vendin e parë për numrin e pakët të familjeve që kërkojnë ndihmë, mes të gjitha qarqeve të tjera të vendit.

Numri i familjeve që marrin ndihmë në 16 njësitë vendore të Durrësit dhe Krujës aktualisht është 1.404, ndërsa në bashkinë e Durrësit shteti jep ndihmë ekonomike për 439 familje gjithsej.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.