PD kërkesë kuvendit: Verifikim gjobave të policisë rrugore.

Postuar në 18 Shkurt, 2014 06:00

TIRANE-Partia Demokratike ka depozituar pranë komisionit kuvendor të Ligjeve një kërkesë ku kërkon të verifikohen gjobat e vëna nga policia rrugore dhe ato të nëse qytetarët s’janë njoftuar për 30 ditë.

Gazeta “Panorama” zbardh kërkesen e PD në Komisionin e Ligjeve e depozituar pak ditë më parë në Kuvend,  një kërkesë për miratimin e një raporti me pesë pika nga Nënkomisioni i të Drejtave të Njeriut, lidhur me shqetësimin e qytetarëve për vendosjen e gjobave në mënyrë abuzive.

Në materialin prej 10 faqesh të firmosur nga kreu i Grupit Parlamentar demokrat, Edi Paloka, kërkohet që Parlamenti të ushtrojë të drejtën e tij për të kontrolluar dhe verifikuar shqetësimet e drejtuesve të automjeteve lidhur me numrin e lartë të masave administrative që janë marrë ndaj tyre. “Përfaqësuesit e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike do të paraqesin për miratim në Nënkomisionin për të Drejtat e Njeriut një kërkesë drejtuar Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, që t’i propozojë për miratim Kuvendit një raport, i cili do të përmbajë: angazhimin për t’i kërkuar Policisë Rrugore fshirjen e menjëhershme të detyrimit/gjobës administrative për të gjitha subjektet, njoftimi i të cilit nuk është kryer brenda 30 ditëve nga verifikimi i shkeljes, sipas nenit 199 të Kodit Rrugor”, thuhet në kërkesën e PD-së.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.