Elbasan, PD takim me shoferat e furgonave, Transportet: Mos përligjni informalitetin.

ELBASAN-Dega e PD në Elbasan dhe kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura Gëzim Kalaja kanë zhvilluar një takim me drejtuesit e mjeteve taksi 8+1, ku kanë diskutuar mbi problematikën më të fundit në lidhje me ndalimin e qarkullimit të tyre sipas paketës së re ligjore për sigurinë në rrugë e hartuar nga ministria e Transporteve dhe ajo e Brendshme.
Përfaqësues të sindikatës së drejtuesve te taksive 8+1 kërkuan anulimin e nenit që detyron kthimin bosh në vendin e origjinës, si dhe të luftohet konkurenca e pandershme.
Ata kerkuan gjithashtu t’i jepet fund monopoleve ne kete sektor te transportit gjithnje brenda kornizave ligjore.
Ata u shprehen se nuk ka kthim pas në protestat e tyre.
Lidhur me këtë situatë ka pasur reagim nga Ministria e Tranportit dhe policia e shtetit. Zv. ministri i Transporteve, Ylli Manjani, tha se qeveria po kërkon vetëm të zbatohet ligji që ka 14 vite që shkelet.
Ai apeloi sindikatat dhe politikanët të mos dalin në mbështetje të informalitetit.
“Cilin vendim të qeverisë kërkojnë që të shfuqizojmë? Kjo qeveri nuk ka nxjerrë asnjë vendim që po ndalon taksitë. Qeveria po kërkon vetëm të zbatohet ligji që ka 14 vite që shkelet. Taksitë të punojnë sipas rregullave, për të cilat janë licencuar. Furgonët taksi të transportojnë udhëtarë sipas rregullave. As sindikalistët dhe as politikanët të mos mbështesin informalitetin” është shprehur ai.
Add new comment