Hidhet në erë makina e një italiani pranë Kopshtit Botanik në Tiranë.

Një makinë është hedhur në erë mbrëmjen e sotme si pasojë e një shpërthimi që policia dyshon se ka ardhur nga vendosja e një sasie lënde plasëse të llojit tritol. Ngjarja ndodhi në orën 22.00 pranë Kopshtit Botanik në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë. Bëhet fjalë për një autoveturë të markës Opel tip “Corsa” me targa italiane GR 219794, e cila ka shpërthyer si pasojë e vendosjes së një sasie eksplozivi, ndërsa ishte parkuar në anë të rrugës. Makina ishte pronë e një shtetasi italian që ndodhet në Tiranë.
Policia thotë se nuk ka të lënduar nga shpërthimi por dëme materiale që përfshinë jo vetëm makinën ku besohet se ishte vënë tritoli por edhe mjete të tjera rrotull saj. Policia mendon se ka qenë atentat për të trembur personin, ku është vendosur lënda eksplozive e jo për ta eleminuar atë.
Add new comment