Arkiv-Lajme të përditësuara
Sarandë, bllokohen 264 kg drogë në Qafë-Botë.
Rreth 264 kilogramë marijuanë janë sekuestruar gjatë orëve të vona të ditës së enjte në kufirin shqiptaro-grek, pranë Qafë-Botës. Droga është sekuestruar në anën greke të kufirit.
Policia e greke, pas kontrolleve në një furgon në Filat, pranë Igumenicës, ka gjetur një sasi të konsiderueshme marijuanë, rreth 264 kilogram, të ndarë në 249 pako dhe ka arrestuar drejtuesin e mjetit, një 48 vjeçar.
Furgoni ku u gjend droga ishte vjedhur dhjetorin e kaluar, aktualisht ishte me targa false.
Durrës, dy persona gjenden të djegur në makinë.
Dy persona janë gjetur të djegur në një makinë në Durrës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes në zonën e Kënetës në Durrës.
Policia ka thënë se dy personat janë gjetur të djegur brenda një makine të shkrumbuar nga zjarri. Makina e djegur mesohet se ka qene nje “Benz” me targa AA 930 BJ.
Forcat e rendit dhe sherbimet zjarrfikese kane mberritur menjehere ne vendin e ngjarjes. Mesohet se ne momentin e mberritjes se policise, dy viktimat kane qene pa shenja jete.
Sarandë, bllokohen 100 kilogramë drogë Lazarati.
Një sasi e madhe droge është sekuestruar mbrëmjen e sotme në Sarandë. Lajmi bëhet me dije nga policia e shtetit e cila ka pohuar se ngarkesa me 100 kilogramë kanabis u bllokua në një makinë nga policia kufitare.
Bëhet me dije se policia ka qenë prej tri ditësh në ndjekje të trafikantëve ndërsa gjatë bllokimit të drogës është ndaluar një person.
Lënda narkotike mësohet se kishte dalë nga Lazarati dhe kishte për destinacion trafikimin në drejtim të Greqisë.
Konflikti për pronën, 68 vjeçari godet me gërshërë në qafë kushëririn.
Dy kushërinj në Mirditë janë përplasur sot pasdite fizikisht me njëri-tjetrin dhe shkak duket se ka qenë pronësia.
Burime nga policia bëjnë me dije se se ngjarja ka ndodhur në fshatin Perlat, ku 68-vjeçari Gjet Duka është goditur me gërshërë në qafë nga kushëriri i tij Gjergji Duka, 65-vjeç.
Duket se konflikti ka degjeneruar dhe dy kushërinjtë kanë goditur njëri-tjetrin edhe me armë të ftohta.
Në protestën e opozitës dhe djali i ish presidentit Rexhep Mejdani.
Protesta e Partisë Demokratike nuk ka kaluar pa surpriza, në radhët e qytetarëve të cilët demostruan pakënaqësite për qeverinë, ishte dhe djali i një prej figurave historike në të majtën shqiptare, ish-presidentit Rexhep Mejdani.
Peshkopi, makina del nga rruga, plagosen rëndë dy persona.
Dy persona janë plagosur rëndë pasditen e sotme në Peshkopi, pasi makina me të cilën udhëtonin ka dalë nga rruga. Ngjarja ka ndodhur në komunën Merlan, në fshatin Grevë të Peshkopisë, ku automjeti ka dalë jashtë rrugës e më pas ka shpërthyer në flakë.
Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se të plagosur kanë mbetur Gentian Mehmeti 29 vjeç dhe Hektor Dema. Ky i fundit është dërguar në spitalin e Peshkopisë ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa 29-vjeçari Mehmeti është transportuar në spitalin ushtarak në Tiranë, pasi gjendja e tij është më e rëndë.
Snajperët që mbikqyrën marshimin e opozitës nga tarraca te kryeministria.
Marshimi paqësor i opozitës sot nga sheshi Skënderbej në Tiranë deri tek Sheshi “Nënë Tereza” ka mobilizuar një numër të madh të efektivave të policisë.
Forcat speciale RENEA janë vendosur pas kryeministrisë në gatishmëri ndërsa ekipe të këtij reparti kanë qenë të planizuar në tarracat e kryesisë së Kuvendit dhe kryeministrisë. Ne krye te aksionit ka qene Ministri i Brendshem Saimir Tahiri qe nuk ka nguruar te shfaqet disa here ne taracën e kryeministrisë duke instruktuar policet dhe duke folur në telefon….
Durrës, hetime për 5 raste konfliktesh që përfundojnë me përdorimin e forcës.
DURRES-Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Durrësit ka nisur hetimet për pesë raste konfliktesh që kanë përfunduar në përdorimin e forcës.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së qarkut, bënë të ditur se ngjarjet kanë ndodhur jo vetëm në qytetin e Durrësit, por edhe Sukth, Maminas dhe Fushë Krujë.
Mbyllet pas 45 minutash protesta e PD, shpërndahen pjesëmarrësit.
Mbyllet pas më shumë se 45 minutash protesta e Partisë Demokratike e zhvilluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.
Protesta e opozitës është zhvilluar e qetë në formën e një marshimi ku kanë marrë pjesë përkrahës të PD-së që kanë mbërritur në kryeqytet nga të gjitha anët e vendit.
Pikërisht përbara selisë së Kryeministrisë, pjesëmarrësit në protestë kanë ndalur për të zhvilluar një tubim të shkurtër. Tubimi është shoqëruar me dy fjalë hapëse të mbajtur nga dy të rinj dhe më pas e ka marrë fjalën kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha.
Turma në Bulevard, Basha: Vendi ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm.
Basha deklaroi se opozita perkujton nje dite te shenuar me germa te arta ne historine e vendit tone, 20 Shkurtin e vitit 1991. “20 vite me pare, te rinj e te reja, burra e gra te ketij vendi rrezuan Enver Hoxhen, simbolin e genjeshtres qe mbante peng vendin. U kemi nje amanet gjithe bijve dhe bijave te ketij vendi, brezave te rinj qe na lane trashegimine e dinjitetit. Sot 23 vite me pas vendi ndodhet ne nje udhekryq te rrezikshem.