Sarandë, bllokohen 100 kilogramë drogë Lazarati.

Postuar në 20 Shkurt, 2014 15:43

Një sasi e madhe droge është sekuestruar mbrëmjen e sotme në Sarandë. Lajmi bëhet me dije nga policia e shtetit e cila ka pohuar se ngarkesa me 100 kilogramë kanabis u bllokua në një makinë nga policia kufitare.
Bëhet me dije se policia ka qenë prej tri ditësh në ndjekje të trafikantëve ndërsa gjatë bllokimit të drogës është ndaluar një person.
Lënda narkotike mësohet se kishte dalë nga Lazarati dhe kishte për destinacion trafikimin në drejtim të Greqisë.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.