Snajperët që mbikqyrën marshimin e opozitës nga tarraca te kryeministria.

Postuar në 20 Shkurt, 2014 10:48

Marshimi paqësor i opozitës sot nga sheshi Skënderbej në Tiranë deri tek Sheshi “Nënë Tereza” ka mobilizuar një numër të madh të efektivave të policisë.
Forcat speciale RENEA janë vendosur pas kryeministrisë në gatishmëri ndërsa ekipe të këtij reparti kanë qenë të planizuar në tarracat e kryesisë së Kuvendit dhe kryeministrisë. Ne krye te aksionit ka qene Ministri i Brendshem Saimir Tahiri qe nuk ka nguruar te shfaqet disa here ne taracën e kryeministrisë duke instruktuar policet dhe duke folur në telefon….
Disa prej efektivave të dukshëm mund ti shihni në këtë foto. Bashkë me ta në tarracë ka pasur edhe snajperë.
Ndërkohë forcat e tjera kanë qenë pas kryeministrisë, RENEA, FNSH, etj. Pjesa e dukshme kanë qenë policët e rendit me uniformë të vendosur para kryeministrisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.