Durrës, hetime për 5 raste konfliktesh që përfundojnë me përdorimin e forcës.

DURRES-Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Durrësit ka nisur hetimet për pesë raste konfliktesh që kanë përfunduar në përdorimin e forcës.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së qarkut, bënë të ditur se ngjarjet kanë ndodhur jo vetëm në qytetin e Durrësit, por edhe Sukth, Maminas dhe Fushë Krujë.
Grindjet, që në shumicën e rasteve nisin për motive të dobta, përfundojnë në përdorimin e grushtave dhe në rastin e fshatit Karpen (Maminas), dy nga personat e përfshirë janë goditur me sopatë, nga një 35-vjecar, që është arrestuar në flagrancë nga uniformat blu. Dy të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Ushtarak të Tiranës, jashtë rrezikut për jetën-u shprehën burimet.
Sipas të njejtave burime, grushtat i kanë përdorur edhe dy kunata, të cilat janë grindur me njëra tjetrën në Durrës, për motive pronësie. Në shumicën e rasteve, hetimet kanë nisur për veprën penale të “plagosjes së lehtë me dashje”-përfunduan burimet e policisë së qarkut.
Add new comment