Arkiv-Lajme të përditësuara
Dy të plagosur nga aksidenti automobilistik në Tiranë-Durrës.
Aksidenti automobilistik i ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës ka lënë dy persona të plagosur në autostradën që lidh Tiranën me Durrësin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 në kilometrin e 12-të të autostradës, ku një automjet tip Benz me targë DR7253C, ka përplasur dy kalimtarë. Të plagosurit janë transportuar në spitalin ushtarak në Tiranë ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Elbasan, aksident rrugor, shkak përplasja e dy mjeteve.
Një aksident automobolisitik është shënuar pak më parë, në aksin rrugor Elbasan- Tiranë, në afërsi të tunelit, pas përplasjes së dy automjeteve me njëri tjetrin.
Nga të dhënat paraprake mendohet se pasojat e aksidentit janë vetëm dëme materiale, duke mos përjashtuar edhe ato të plagosjes së dy personave që udhëtonin me automjetet e përfshira në këtë aksident.
Referuar Policisë, dy të aksidentuarit ndodhen në spitalin rajonal të Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.
Vlorë, bllokohet gomonja 7 metra e gjatë, do ngarkohej me drogë.
Një gomone e madhe është bllokuar në fshatin Dëllënj të Vlorës. Policia ka thënë se mjeti lundrues është gjetur në bregdet ku dyshohets e po priste të mbushej me drogë.
Gomonia është 7 metra e gjatë dhe me motor 250 kuaj fuqi. Kanë qenë disa peshkatarë që kanë sinjalizuar policinë për vendndodhjen e gomones.
Forcat DELTA po krehin zonë pasi dyshohet se mund të ketë sasi të mëdha droge.
Autori i masakrës në Durrës: I vrava shokët për çmimin e drogës.
Autori i vrasjes së dyfishtë në Durrës, Odise Verboshi do t’ua shiste shokëve me 300 euro kg e mariuanes, por këmbengulja e tyre për 270 euro kilogramin, u kushtoi jetën.
Vrasësi i dyfishtë dëshmon se ishte i kërcënuar pas debatit për çmimin e bimës narkotike, ndaj vendosi t’i ekzekutojë dy shokët nga Fushe Kruja, Shaban Babasin dhe Alberet Kasallen.
32 vjeçari Odise Verbofshi i njohur edhe si elektroaut i zoti ne Shkozet, kishte pak muaj i përfshire në tregtinë e drogës, të cilën nje tjetër grup ia afronte pa para në dorë.
Shqipëria ndryshon Kodin Penal: 10 vjet burg kush shkon në luftën Siriane.
Nga Muhamed Veliu-TCH /Shqipëria pritet të ndryshojë Kodin Penal duke e cilësuar angazhimin e shtetasve shqiptarë për të luftuar në Siri apo në konflikte të ngjashme si vepër penale.
Top-Channel ka mësuar se projektligji ligji, është duke marrë formën e tij përfundimtare nga një grup deputetësh, mes të cilëve Kryetari i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj.
Shorti i “Euro 2016”, Shqipëria në grup me Portugalinë, Danimarkën e Serbinë.
U hodh në Nice të Francës shorti për kampionatin e futbollit “Euro 2016”.Shqipëria është në grupin I me Portugalinë, Danimarkën, Serbinë dhe Armeninë në grup.
Grupi A
Holandë, Kazakistan, Islandë, Letoni, Turqi, Çeki
Grupi B
Bosnje Hercegovinë, Andorë, Qipro, Uells, Izrael, Belgjikë
Grupi C
Spanjë, Sllovaki, Luksemburg, Maqedoni, Bjellorusi, Ukrainë
Grupi D
Gjermani, Irlandë, Poloni, Skoci, Gjeorgji, Gjibraltar
Grupi E
Angli, Zvicër, Slloveni, Estoni, Lituani, San Marino
Shpallet kënga fituese e edicionit të 64 të Sanremos.
Arisa është shpallur fituese e edicionit të 64-t të Festivalit të Sanremos me këngën Controvento.
“Jam e kënaqur dhe shumë e lumtur”, tha këngëtarja menjëherë pas marrjes së çmimit.
Për Arisën, kjo ishte pjesëmarrja e tretë në Sanremo.
Në vitin 2012 ajo mori vendin e dytë në këtë festival me këngën La notte që u pëlqye shumë në Itali.
Arrestohet protestuesi i PD, goditi policët në marshimin e 20 shkurtit.
Policia ka ndaluar një protestues të Partisë Demokratike që akuzohet se më 20 shkurt ka goditur efektivat e rendit gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë.Fotoja e momentit të ndalimit të protestuesit është bërë publike ditën e sotme.
Pak orë pas protestës së 20 shkurtit, në disa media është publikuar një video ku pretendohet se protestuesi në fjalë është konfrontuar dhe ka qëlluar efektivat e policisë që ishin planizuar për ruajtjen e masave të sigurisë.
Kapen në Shkodër 169 kg marijuanë, arrestohen 4 persona
Rreth 169 kilogramë hashash janë sekuestruar sot në Shkodër. Droga u gjet brenda një automjeti me targa Durrësi, ndërsa në pranga janë vënë 4 persona. Sipas policisë, të arrestuarit janë Aleksandër Shpati, Arben Shpati, Paulin Shpati dhe Blinar Luka. Policia bëri të ditur se droga u gjet në automjetin me targa të Durrësit ndërsa dy automjete të tjera e shoqëronin për siguri. Tashmë kanë nisur hetimet intensive për zbardhjen e plotë të skemës.
Vrasja e komisarit Lamaj, rrëfimi i dëshmitarit kyç
Zbardhet dëshmia që mban pas hekurave Arben Frrokun, biznesmenin e dyshuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt, mbrëmjen e 24 shkurtit 2013. Arben N. i datëlindjes 1971, është marrë në mbrojtje nga shteti, pasi konsiderohet si dëshmitari kyç i ekzekutimit të zyrtarit të lartë të shtetit. Ky dëshmitar, tashmë i mbrojtur, pretendon se ka identifikuar Frrokun në makinën nga e cila u qëllua për vdekje Lamaj. “Gazeta Shqiptare” ka mundur ta sigurojë një kopje të dëshmisë nga dosja hetimore, e cila tashmë i është dorëzuar për gjykim Gjykatës për Krime të Rënda.