Arkiv-Lajme të përditësuara
Identifikohet personi i vrarë te liqeni në Tiranë, pronar tokash në Sauk.
Policia ka identifikuar 52 vjeçarin që është vrarë në rrethana misterioze në pronën e tij vetëm metra larg Liqenit artificial në Tiranë.Sipas policisë, 52-vjeçari Lutfi Peti është gjetur pa jetë në vendin ku në faktduhej të ishte roja i serave dhe stallës së tij.Familjarët kanë konstatuar të parët ngjarjen dhe më pas policia ka konfirmuar se 52-vjeçari ishte vrarë duke u goditur me sende të forta në kokë.Sipas të dhënave ë policisë mësohet se hetimet janë fokusuar tek një grabitje e mundshme, por nuk përjashtohen edhe pistat e tjera të hetimit, siç është ajo e konflikteve të viktimës.Lutfi
Topalli akuza Ramës: Dil e fol, mos belbëzo e shaj pas shpinës sime.
Deputetja demokrate dhe ish kryetare e kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli ka lëshuar lumë akuzash ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa ka marrë fjalën në seancën e kuvendit.
Topalli është shprehur se kryeministri duhet të flasë hapur dhe jo pas shpine.
Kuvend, opozita vendos të mos bojkotojë seancën.
Grupi kuvendor demokrat është mbledhur sot nën drejtimin e kryetarit të PD-së dhe ka vendosur që të jetë në Parlament ndërsa ka paralajmëruar edhe diskutime të ashpra.
Ndërkohë para Parlamentit po zhvillohet edhe një protestë e të shkarkuarve nga Administrata të cilët kërkojnë rikthimin në punë.
Në rendin e ditës janë vetëm dy projektligje për tu votuar si dhe një interpelancë me ministren e Arsimit e kërkuar nga deputetët të LSI, Kejdi Mehmetaj.
Rendi i ditës
Tiranë, u aksidentua bashkë me djalin, babai vdes në spital.
Ndërron jetë në spital 46-vjeçari B.B i cili bashkë me djalin e tij 11-vjeçar u përplasën nga një automjet mbrëmjen e djeshme.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:21 të mbrëmjes së te merkures në zonën e njohur si rruga e re në Sauk.
Tiranë, një person gjendet i vrarë në makinë tek liqeni Artificial.
Tirane – Një person është gjetur i vrare në një automjet mëngjesin e sotëm në Tiranë. Policia informon se ngjarja ka ndodhur në zonën e liqenit Artificial nëkryeqytet ndersa nga te dhenat mesohet se viktima eshte vrare.
Burimet e policisë thanë se kanë marrë njoftim për një person pa shenja jete që ndodhej brenda një makine.
Efektivat e rendit kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen ndërsa paraprakisht bëhet e ditur se viktima ka shenja dhune në trup.
Mat, 25-vjecari arrestohet me eksploziv, drogë e armë në banesë.
Një i ri është ndaluar sot nga policia me një sasi lënde eksplozive.
Tentativa e grabitjes në argjendari, 4 të shoqëruar në Shkodër.
Policia e Shkodrës ka shoqëruar katër persona në lidhje me tentativën e grabitjes në një argjendari në qendër të këtij qyteti.
Paraditen e sotme, një person i maskuar dhe me armë tentoi mengjesin e sotëm për të grabitur njëargjendari në Shkodër, por nuk ja ka arritur qëllimit. N
gjarja ndodhi në qendër të qytetit të Shkodrës në vendin e njohur si “Dollari”. Sipas policisë autori nuk ka mundur të marrë asgjë brenda argjendarisë pasi është parë nga persona të tjerë aty pranë, të cilët lajmëruan menjëherë policinë.
Tiranë, biznesmeni i shpëton atentatit të dytë me eksploziv.
Policia e Tiranës deklaroi se po kryen hetime në lidhje me ngjarjen e rëndë ku tre persona u plagossën nga shpërthimi i një sasie eksploziv që dyshohet se ka qenë në masën prej 500 gramësh i llojit C4 e vendosur në një lokal tek rruga e Elbasanit në Tiranë.
Njoftohet se dy prej të plagosurve të shpërthimit të orës 10:00 në rrugën “Budi” në kryeqytet, janë nëgjendje të rëndë.
Shpërthimi ka ndodhur në momentin që tre të plagosurit kanë hapur derën e lokalit dhe policia beson se eksplozivi ka qenë i telekomanduar.
Ekzekutohet me injeksion përdhunuesi e vrasësi i 15-vjeçares.
Ekzekutohet i akuzuari për përdhunimin e vrasjen e një 15-vjeçareje.
Mediat amerikane njoftojnë se Michael Taylor, i burgosur nga Mossouri, është ekzekutuar.
Ai akuzohej se 25 vjet më parë në Kansas, kishte rrëmbyer një adoleshente, e kishte dhunuar dhe e kishte vrarë.
Ngjarja ndodhi në vitin 1989, kur adoleshentja ishte duke pritur autobusin për të shkuar në shkollë. Autori i krimit u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës. 15 vjeçarja, Ann Harrison ishte viktimë e krimit ndërsa babai i Ann dhe dy nga xhaxhallarët e saj ishin të pranishëm në ekzekutimin e Taylor.
Krujë, tritol në makinë policit, arrestohet 23-vjeçari.
Një 23-vjecar është vënë në pranga nga policia në lidhje me vendosjen e tritolit në makinën e policit të burgjeve në Krujë.
Automjeti i policit të Institucionit të Ekzekutimit të Veprave Penale në Fushë Krujë u dëmtua me eksploziv në orët e para të së mërkurës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 2 e 35 minuta të mëngjesit. Punonjësi i policisë së burgut, Alfred Mema ishte me shërbim në orët e natës dhe kishte parkuar automjetin e tij tip “Golf” jashtë ambjenteve të burgut ku punon.