Tentativa e grabitjes në argjendari, 4 të shoqëruar në Shkodër.

Postuar në 26 Shkurt, 2014 15:29

Policia e Shkodrës ka shoqëruar katër persona në lidhje me tentativën e grabitjes në një argjendari në qendër të këtij qyteti.
Paraditen e sotme, një person i maskuar dhe me armë tentoi mengjesin e sotëm për të grabitur njëargjendari në Shkodër, por nuk ja ka arritur qëllimit. N
gjarja ndodhi në qendër të qytetit të Shkodrës në vendin e njohur si “Dollari”. Sipas policisë autori nuk ka mundur të marrë asgjë brenda argjendarisë pasi është parë nga persona të tjerë aty pranë, të cilët lajmëruan menjëherë policinë.
Duke mos i mjaftuar koha për të grabitur autori u largua nga vendngjarja. Policia ka shoqëruar deri tani 4 persona për të sqaruar rrethanat dhe për të rënë në gjumët e autorit.
Të shoqëruarit mësohet se janë persona me precedentë penalë në ngjarje të tilla kundër pasurisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.