Arkiv-Lajme të përditësuara
Tirane, regjistrohet viktima e dytë nga gripi i derrit?!
Në Tiranë besohet se ka vdekur personi i dytë i prekur nga virusi i gripit të derrit. Katër ditë më parë një 30-vjeccare shtatzënë 13 javëshe gjeti vdekjen nga ky virus…..
Një person i dyshuar me grip deri ka humbur jetën ditën e shtunë në shërbimin infektiv në qendrën spitalore Universitare Nënë Tereza. Pacienti rreth 80 vjeç ka ndërruar jetë brenda 24 orëve nga paraqitja në spital me problem të frymëmarrjes.
Londra pezullon pjesëmarrjen e saj në samitin e G8-s në Soçi.
Ministri i Jashtëm William Hague njoftoi sot se Mbretëria e Bashkuar pezullonte pjesëmarrjen e saj në takimet përgatitore të G8-s në Sochi, para nisjes së tij për në Kiev.
“Britania e Madhe do të bashkohet me vendet e tjera të G8-s këtë javë duke pezulluar bashkëpunimin e saj nën patronazhin e G8-s, që Rusia kryeson këtë vit, duke përfshirë takimet e kësaj jave për përgatitjen e samitit të G8-s si dhe më vonë do të mbajmë këtë qëndrim për takimet e ardhshme të G8-s deri në një njoftim tjetër”, njoftoi në kanalin televiziv “Sky News” kreu i diplomacisë britanike
Protesta e drejtuesve të furgonave vijon në mesjavë.
Protesta e drejtuesve të furgonave taksi 8+1 lidhur me vendimin e qeverisë për të ndaluar kthimin e tyre me pasagjer e cila solli bllokimin e disa akseve kryesore javën e shkuar pritet të vijoi edhe në javën e ardhshme.
Sipas Kreut të Bashkimit të Sindikatave Gëzim Kalaja shoferët në protestën e radhës do të vijnë jo më me furgona por të mbështetur nga familjet e tyre.
Fier, nënkryetari i komunës Levan plagos me armë dy persona.
Nënkryetari i komunës në Levan në Fierit ka plagosur sot me armë dy persona.
Policia ka thënë se autori i plagosjes së dyfishtë është Eqerem Braçe, nënkryetar i komunës në Levan.Të plagosur sipas policisë, kanë mbetur shtetasit Klodian dhe Besnik Alikaj, ata ndodhen në spital jashtë rrezikut.
Policia ka thënë se është arrestuar autori i dyshuar I ngjarjes, shtetasi Eqerem Braçe, nënkryetari i komunës Levan.
Rama takon investitorët italianë: Së shpejti ligji mbi investimet e huaja.
Gjatë qëndrimit të tij në Romë, Kryeministri Rama zhvilloi një takim me investitorë e sipërmarrës italianë, të cilët pritën me shumë interesim të njihen me potencialet që Shqipëria paraqet për zhvillimin e biznesit.
Nënkryetari i komunës plagos me armë 2 të rinj
Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në Fier. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në Levan, ku dy të rinjtë Klodian dhe Besnik Aliaj, janë qëlluar me armë zjarri.
Pak minuta pas ngjarjes policia ka arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes së dy të rinjve. Sipas policisë ai është Eqerem Braçe nënkryetar i Komunës Levan.Të plagosurit u dërguan menjëherë në spital prej ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për të zbardhur shkaqet e krimit.
Kosova përgatitet për ndeshjen e parë ndërkombëtare.
Në Kosovë po pritet me interesim dhe si një festë, ndeshja e parë ndërkombëtare e kombëtares së futbollit me Haitin, në 5 mars në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, qytetin më të madh verior të vendit.
“Kuvendi i Lezhës”, Meta e Kodheli vlerësojnë ngjarjen historike.
Kryetari i parlamentit Ilir Meta dhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli kanë vlerësuar sot ngjarjen më të madhe historike të shqiptarëve, 570 vjetorin e Kuvendit të Lezhës.
Nga qyteti i Lezhës, Meta e Kodheli, të shoqëruar dhe nga deputetë të Qarkut Lezhë, kryetari i bashkisë së Lezhes, Viktor Tusha, dhe qytetarë nga trevat shqiptare, thanë se mesazhi i besëlidhjes është bashkimi qe bën fuqinë duke i bere bashkë të gjithe princërit në një komandë të vetme, në betejat 25 vjeçare që tronditën perandorinë.
Shkodër, biznesmeni arrestohet për kanosje, reagon deputetja e PD.
Arrestimi i nje biznesmeni nga policia e Shkodrës eshte shoqeruar me reagimin e deputetes se PD Voltana Ademi.
Kjo e fundit i ka cilesuar te padrejta dhe shkelje e te drejtave te njeritu veprimet e Policise se Shkodres.
Arrestimi i papritur i nje biznesmeni, ka shkaktuar reagime ne Shkoder. Deputetja e PD Voltana Ademi ka akuzuar policine perarbitraritet duke synuar te mbjelle terror.
Sipas Ademit, Shkelzen Bekteshi, eshte vendosur ne pranga, me akuzen e kanosjes ndersa nuk ka nje te kanosur.
Obama: Rusia është duke cënuar sovranitetin e Ukrainës.
Presidenti Barak Obama zhvilloi një bisedë telefonike 90 minutëshe me Presidentin rus Vladimir Putin për të shprehur shqetësimin e thellë të Shtëpisë së Bardhë lidhur me zhvillimet në Ukrainë.
Zyrtarët thonë se zoti Obama i tha Presidentit rus se Rusia është në dhunim të qartë të sovranitetit ukrainas dhe ligjit ndërkombëtar.
Presidenti amerikan tha se Shtetet e Bashkuara po pezullojnë planet për pjesëmarrje në takimin ekonomik të G-8 në Soçi.