Kosova përgatitet për ndeshjen e parë ndërkombëtare.

Postuar në 02 Mars, 2014 07:32

Në Kosovë po pritet me interesim dhe si një festë, ndeshja e parë ndërkombëtare e kombëtares së futbollit me Haitin, në 5 mars në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, qytetin më të madh verior të vendit.

Ministria kosovare e Kulturës, Rinisë dhe Sportit bën të ditur se, “do te jene rreth 17 mije flamuj për tifozët në ndeshjen Kosova - Haiti”.Shitje rekord te biletave raportohen që në orët e para të daljes në treg, ndërsa mbi 200 vende janë rezervuar për Persona të Rëndësisë së Lartë (VIP).Biletat bëhen edhe dhuratë, dhe për këtë shkruan kryeministri  i Kosovës, Hashim Thaçi, në Facebook.Kryeministri  Thaçi gjatë një vizite para një muaji  ne stadiumin olimpik  në Mitrovicë theksonte se “Qeveria është duke investuar dhe duke u përgatitur për ndeshjet miqesore te futbollit që Republika e Kosovës, do te kete në një te ardhme te afërt”.Ai theksonte se, “Qeveria e Kosovës po ben përgatitjet e duhura per te patur një stadium modern, por edhe nje ekip futbolli i cili  ta nderojë Kosoven në garat ndërkombëtare”.

Nga muaji i parë të këtij viti FIFA e ka lejuar Kosovën që të luajë ndeshje miqësore ndërkombëtare në futboll me ekipe kombëtare dhe klube. Institucionet e Kosovës kanë siguruar se do të vazhdojnë të mbështesin renovimin e stadiumeve të futbollit, veçanërisht të atyre që janë më afër plotësimit të kritereve për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.