Tirane, regjistrohet viktima e dytë nga gripi i derrit?!

Në Tiranë besohet se ka vdekur personi i dytë i prekur nga virusi i gripit të derrit. Katër ditë më parë një 30-vjeccare shtatzënë 13 javëshe gjeti vdekjen nga ky virus…..
Një person i dyshuar me grip deri ka humbur jetën ditën e shtunë në shërbimin infektiv në qendrën spitalore Universitare Nënë Tereza. Pacienti rreth 80 vjeç ka ndërruar jetë brenda 24 orëve nga paraqitja në spital me problem të frymëmarrjes.
Laboratori i Institutit të Shëndetit Publik edne nuk ka konfirmuar nëse bëhet fjalë për virusin e gripit të derit. Deri më tani nga te dhenat zyrtare të ministrisë së shëndetësisë , ky virus ka shënuar vetëm një victim në datën 27 shkurt.
2 raste të renda po trajtohen në reanimacionin e shërbimit infektiv dhe atë të spitalit universitar shefqet ndroqi.
Në total numri i të prekurve i ka kaluar 36 persona. Të dhënat zyratare konfirmojmë se kemi një trend rritës të përhapjes së virusit. Ky fakt vihet re edhe në faqen zyrtare të organizatës botësore të shëndetësisë, për monitorimin e situatës në Europe.
Sipas të dhënave të publikuara në euro flu, në të gjithë europën është në qarkullim virusi gripal i tipit a, duke zënë 97%, të personave të prekur. Ndersa në turqi është kapur në nivele të ulta virusi i tipit B.klan
Add new comment