Arkiv-Lajme të përditësuara

Shënohet viktima e tretë në Shqipëri nga gripi i derrit.

Postuar në 04 Mars, 2014 03:49

Shënohet zyrtarisht viktima e tretë në Shqipëri nga virusi AH1N1, i njohur ndryshe si gripi i derrit. Mësohet se ka ndërruar jetë në spital mbrëmjen e kaluar shtetasi 71 vjeçar Hiqmet Fekollari. Fekollari nga Kombinati i Tiranës është viktima e tretë brenda pak ditësh. Më herët, gripi i derrit i mori jetën një gruaje 30 vjeçare shtatzënë dhe një të moshuari 86 vjeçar.

Sherr për radhën e furgonave, ekzekutohen 2 vëllezër në Laç.

Postuar në 04 Mars, 2014 02:28

Dy vëllezër janë ekzekutuar me armë zjarri, mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit të Laçit. 
Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 08:30 pranë stacionit të furgonëve në qendër të qytetit, ku dy vëllezërit Genc dhe Preng Cara, janë ekzekutuar me armë zjarri nga një person.

Ngjarja ka shkaktuar panik tek qytetarët, të cilët janë përpjekur t’i shmangen breshërisë së plumbave. Por për fat të keq, një plumb ka prekur një kalimtar duke e plagosur rëndë.

Protesta e shoferëve të furgonave, Berisha: Qeveria po organizon antimitingje.

Postuar në 03 Mars, 2014 14:49

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë Rama-Meta se po tenton të vendosë në jetë planin për vendosjen e monopoleve të saj lidhur me transportin urban.
Berisha tha se këtë qeveria tenton ta realizojë përmes antimitingjeve të shofereve te autobusave.
Berisha thekson se për këtë qëllim numri i autobuzave interurbanë, qe dy jave me pare sipas qeverise ishte gjithsej 470, pardje dhe dje Rama nepermjet zedheneseve tij e rriti me 12 here dhe deklaroi se jane 5700 autobuza, te cileve furgonat iu cenojne interesat ndaj dhe keta do protestojne.

Fushë Krujë, shpërthen granatën në oborrin e komisariatit, në kërkim autori.

Postuar në 03 Mars, 2014 14:35

Një granate dore ka qenë mjeti që shpërtheu në komisariatin e policisë së Fushë Krujës mbrëmjen e të hënës. Policia ka thënë se një person hodhi një granatë në pjesën e pasme te oborrit te komisariatit te policise.
Nga shpërthimi mësohet se janë dëmtuar dy automjete private të punonjësve si dhe janë thyer disa xhama të godinës. Shpërthimi i granatës ka qenë i fuqishëm, megjithatë nuk ka patur të lënduar në njerëz. Policia tha se ka identifikuar autorin dhe eshte vene ne ndjekje te tij.

Nishani, takime me krerët e grupeve parlamentare për anëtarin e ri të Gjykatës së Lartë.

Postuar në 03 Mars, 2014 14:06

Presidenti i Republikes, Bujar Nishani,  do te zhvillojë nesër, 4 mars 2014, takime këshillimore me krerët e grupeve parlamentare për emërimin e një anëtari të Gjykatës së Lartë si pasojë e vakancës së krijuar si rrjedhojë e përfundimit të mandatit të gjyqtarit Ardian Dvorani.

Durrës, tre adoleshentë arrestohen për plagosjen e katër gjimnazistëve.

Postuar në 03 Mars, 2014 11:51

Policia e Durrësit ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona të dyshuar për plagosjen e katër gjimnazistëve që u qëlluan me thika paraditen e sotme në këtë qytet.
Burimet zyrtare thanë se sot me daten 03.03.2014, ora 14.00, u be arrestimi ne flagrance i shtetaseve : 1-H.D., 15 vjec, banues ne  Durres, nxenes në Shkollen e Mesme Sportive “Benardina Qerraxhia” Durres.
2-Isnaldo Domi, 18 vjec, banues ne Durres, nxënës në të njëjten shkolle.
3-Dh.K., 17 vjec, banues ne Durres, i denuar nje here më parë per plagosje te lehte.

Tiranë, alarm për bombë në ambasadën Angleze, policia: Rezultoi fals.

Postuar në 03 Mars, 2014 11:24

Një alarm fals për bombë në ambasadën Angleze në Tiranë, ka ngritur sot në këmbë forcat e policisë së Tiranës.

Alarmi është dhënë rreth orë 13:40 nëpërmjet një telefonate në sallën operative dhe ka vënë në lëvizje menjëherë forcat e komisariatit nr.3 dhe njësinë antieksploziv.

Ambasada Angleze ndodhet te blloku i ambasadave pranë rrugës së Kavajës.

Vetëvritet 78-vjeçari, letra: Amanet të më varrosni te gropa që kam hapur vetë.

Postuar në 03 Mars, 2014 10:37

78-vjeçari Tafil Bufi është gjetur i pajetë mesditën e sotme në fshatin Roshnik të Beratit. Sipas policisë, i moshuari dyshohet se është vetëqëlluar me pistoletë.

Ekspertë të policisë mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, ku gjetën pranë trupit të të moshuarit edhe një letër, në të cilën shkruhej se kushtet e vështira dhe braktisja ishin shkaqet që e kishin çuar drejt vetëvrasjes.

Gërdeci, gjykata liron me kusht Ylli Pinarin, u dënua me 10 vjet burg.

Postuar në 03 Mars, 2014 10:31

Gjykata e Tiranës vendosi sot liri me kusht për Ylli Pinarin, ish-drejtorin e MEIKO-s i dënuar me 10 vite burg për shpërthimin në Gërdec.

Mësohet se, gjykatësi shqyrtoi sot kërkesën e zotit Pinari për lirimin me kusht, i cili pretendon se duhet të kujdeset për të ëmën e moshuar. Një tjetër pretendim është ngritur edhe për problemet e tij shëndetësore.

Pritet zbardhja e vendimit dhe ekzekutimi i tij si dhe formalitetet e fundit që Pinari të lërë burgun e ‘Ali Demit’.

Andon Mëhillaj pranon se porositi Julian Sinanajn për vrasjen e peshkatarit.

Postuar në 03 Mars, 2014 10:26

Andon Mehillaj pranon para prokuroreve se porositi vrasjen e Sokol Veizit, per shkak se viktima kishte nisur te ndertonte nje shtepi ne token e tij. Ne seancen e pare te pyetjeve, Mehillaj nuk pranoi asnje akuze, por ne te dyten iu dorezua fakteve.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara