Nishani, takime me krerët e grupeve parlamentare për anëtarin e ri të Gjykatës së Lartë.

Presidenti i Republikes, Bujar Nishani, do te zhvillojë nesër, 4 mars 2014, takime këshillimore me krerët e grupeve parlamentare për emërimin e një anëtari të Gjykatës së Lartë si pasojë e vakancës së krijuar si rrjedhojë e përfundimit të mandatit të gjyqtarit Ardian Dvorani.
Takimet do të zhvillohen në Presidencë. Në orën 10:00 Presidenti Nishani do të takohet me zotin Gramoz Ruçi, Kryetar i grupit parlamentar te Partise Socialiste; në orën 11:00 me zotin Edi Paloka, Kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe më pas, në orën 12:00 me zotin Petrit Vasili, Kryetar i grupit parlamentar të LSI-së.
Për vendin vakant në Gjykatën e Lartë Presidenti Nishani prezantoi ditë më parë edhe listën e kandidatëve që vijnë nga radhët e gjyqësorit, të cilët janë Alaudin Malaj, Astrit Kalaja, Entela Prifti, Fatos Qato, Luan Dervishi, Sokol Ngresi dhe të kandidatëve që vijnë nga radhët e juristëve: Adnor Shameti, Ermir Dobjani, Genti Shala, Gjet Kola, Ilir Panda, Luan Daci, Pranvera Strakosha, Prel Martini, Rexhep Bekteshi, Sokol Sadushi dhe Shpëtime Pitaku.
Add new comment